Europa 'zvogëlohet' në hartën ekonomike të botës

Një institut i pavarur britanik studimesh e kërkimesh,Cebr, ka bërë në këtë fundviti tabelën e klasifikimit të vendeve mbi bazën e prodhimit të përgjithshëm bruto. Në vend të parë janë amerikanët, dhe nuk ka gjasa që t’i luajë njeri prej kreut të tabelës edhe për shumë vjet të tjera. E pastaj vinë sipas radhës Kina, Japonia, Gjermania, Franca, dhe .... gjithsekush ka pritur në këtë pikë emrin e Britanisë së Madhe, por jo. Në vend të gjashtë është Brazili. Britanikët kalojnë në vend të shtatë, e pas tyre vijnë italianët.
Duket se harta ekonomike e botës po ndryshon, dhe në këtë mes bie në sy Azia dhe Amerika latine që po shndërrohen në qendra zhvillimi të planetit. Vende, të cilat para dy dekadash tregoheshin me gisht për prapambetjen e tyre, janë bërë shumë kompetitive në tregun global. Europa po mbetet në bisht. Dhe e keqja është se ky trend do të vazhdojë.
I njëjti institut ka bërë parashikimin e vet për vitin 2020. Amerikanët, kinezët e japonezët do të mbeten në ved të parë, por në vend të katërt do të ngjitet Rusia, në vend të pestë India,e pas tyre Brazili. Gjermania, Franca, Britania e Italia do të jenë në gjysmën e dytë të top-ten-it.
Re.Pu.
Comments
Me Merkozi-njte jemi mire
<p> Me Merkozi-njte jemi mire dhe kaq se ka dhe me keq, Afrika.</p>
Add new comment