Erë e fortë kombëtariste po fryn në anët tona

Albin Kurti fitoi anketën “Personazhi i vitit”, të organizuar nga faqja e internetit të televizionit Top Channel. Kryetari i lëvizjes “Vetëvendosje” ka marrë numrin më të madh të votave në një garë që si rrallë herë ka qenë shumë e ngushtë, njoftoi ky televizion, duke shtuar se Albin Kurti pati meritën që ta kthejë Vetëvendosjen nga një aksion civil në një parti parlamentare të rëndësishme në jetën politike të Kosovës.
Dhe kush doli i dyti në anketën e Top Channel-it? Kreshnik Spahiu i Aleancës Kuqezi, i cili po synon të realizojë në Shqipëri atë që Albin Kurti realizoi në Kosovë.
Në një anketë të ngjashme online të gazetës Tema, Kreshnik Spahiu ishe barazim me Edi Ramën, ndërsa në një sondazh të gazetës Shekulli, Aleanca Kuqezi rezulton e para, pasi kanë votuar pothuaj 4000 vetë.
E.Zaloshnja
Comments
me ne fund.mesh shume

me ne fund.mesh shume veshtiresive shqiptaret duken se po zgjedhin rrugen e duhur.partite aktuale qe kane per bosht glibalizmin dhe krahinarizmin e manipulimin e dukshem nga greko-serbet,kane deshtuar pikerisht se nuk mbrojne interesat e shqiptareve.urojme qe kjo ftyme te perhapet edhe tek militantet e verber partiake qe mbajne ne kembe kete sistem te kalbur e antishqiptar

"Po sikur" une nje parti

"Po sikur" une nje parti Greko-Serbe njoh PBDNj dhe nje lider vegel dhe sherbyes perfekt per 21 vjet i Serbise dhe Greqise qe po e masakron kete vend me shume se cdo benin serbet vete po te na kishin pushtuar. Historia e gjithe Europes uleret me te madhe qe duke promovuar interesat kombetarise perpara atyre te zhvillimit dhe demokracise perfundon qe ne fund e plagos rende kombin tend. Kombetaristi me i madh eshte ai qe zhvillon ekonomine dhe demokracine.

Ka nje diference gjigante

Ka nje diference gjigante midis Albin Kurtit dhe Kreshnik Spahiut dhe me vjen shume inat qe Shqiptaret vazhdojne ta hane sapunin per djathe.

Albini eshte "kombetarist" (me tingellon me bukur se nacionalist) i thekur. Qe e njeh mire sakrificen dhe ka vizion te qarte se cfare po kerkon. Kreshniku eshte nje sharlatan demagog qe nuk i ka rene kurre bythe ne uje, qe eshte ne majen e Piramides me te kalbur qe ka sot Shqiperia qe eshte piramida e drejtesise, dhe qe ka fatin e jashtezakonshen te kontribonte per pastrimin e kesaj piramide po te ishte kombtarist i vertete. Fakti qe Kreshniku mori me shume vota se Deshmoret e 21 Janarit dhe per pak mundi Albinin tregon sesa veshtire e ka ky popull te dalloje vleren nga antivlera.

Ka dhe nje dallim tjeter mes

Ka dhe nje dallim tjeter mes Kurtit dhe Spahiut. Po te germosh pak, Kurti eshte i majte dhe me shume anti-imperialist e anti-kolonialist, sesa nacionalist (ne kuptimin e nacionalistit shovinist). Kurse Kreshnik Spahiu nuk e di se cfare lloj nacionalisti eshte.

Nxirrni anketen e gazetes

Nxirrni anketen e gazetes "55" ose TV-Klan dhe do te shihni se fiton qarte Berisha,nxirrni nje ankete te Platformes "Katoliket e Shqiperise" ose "Shqiperia katolike" dhe do te fitoje Jozefina,diku tjeter do te delte Ahmet apo Leka Zogu megjithese jo me ne kete jete.....
Shqiptaret jane me te perçare se kurre fale demokracise dhe kaloresit gomar te saj,Berishes!

si do ti shoku??? Si 45

si do ti shoku??? Si 45 vjetet qe shkuan, qe njohem vetem 1, dhe vetem 1 zot?

anti indiferent'' po sali

anti indiferent'' po sali fazllici si te duket ty? pastaj ku e shikon papajtueshmerine midis nje levizje kombetariste dhe demokracise e zhvillimit? vetem nje levizje kombetariste mund te sheroje plagen e percarjes qe ka perhapur sali fazllici me shoke.dhe e fundit ju qe ''vdisni'' per nje cike europe ,fryma dhe shtetet kombetare jane pjelle e europes,prandaj antieuropiane jane krahinaristet e sotem qe qeverisin shqiperine.edhe njehere suksese rilindjes se dyte kombetare

Përshëndetje

Përshëndetje Anti-indiferentit për komentet.
Po sikur, a s'më thua, turqit janë komb që futen tek ata që na kanë bërë dëm apo jo? Pse ky "patrioti" nuk shprehet për ta? Pse ky tipi e quajti njesoj te dëmshëm, si deklarimin e fesë edhe atë të kombësisë? Kujt i bënte dëm deklarimi i besimit fetar? Cili komunitet mund të tkurret? Pse ky legen nuk përpiqet për gjënë me elementare, që do ti bënte njerëzit të ishin vërtetë krenarë si shqiptarë... shtetin e shqiptareve! Ku ishte ky legen ne 21 janar? Nuk mjaftojnë për ne thjeshtë ca sharje ndaj grekëve apo serbëve. Por për të kuptuar këtë duhet pak formim qytetar. MEGJITHATE NUK ÇUDITEM... kur merr vota Sali Berisha ... pse mos te marrë ca dhe Nik Spahiu... që deri tani është thjesht legen i korruptuar e maskara mashtrues... por edhe po të vrasë... prapë mund të marrë vota... mjaft të thojë që e do Shqipërinë!

O plako, po une per ate qe ti

O plako, po une per ate qe ti e quan Sali Fazllici e kisha fjalen. Ai eshte unik ne te keqiat qe i ka bere ketij vendi dhe i paarriteshem.

As nuk shoh ndonje papajtueshmeri midis levizjes kombetare dhe demokracise e zhvillimit. Po them qe duhet te vesh prioritare te dyten qe te kesh sukses tek e para. E anasjellta eshte provuar formule e sukseshme per 2 vjet dhe deshtuese ne 12 vitet qe pasojne.

Per nje gje jam i

Per nje gje jam i sigurte. Nuk eshte se jam skeptik, por sondazheve te faqeve te internetit nuk u besoj aspak. Normal qe po te bente te njejten pyetje TV Klan apo ABC News rezultatet do ishin permbys, pa me te voglin dyshim dhe pa manipulime. Praktikisht kemi te bejme me inkurajim, por kur te vije puna per voten reale, ate te vertete besoj se keta votues on-line nuk do mendoheshin dy here dhe do te votonin si gjithmone.

Me vjen çudi kur shoh se me

Me vjen çudi kur shoh se me te votuarit jane ata te frymes kombetariste dhe shqiptaret dhe çeshtja shqiptare ndodhen ne kete gjendje.Kjo tregon se koncepti yne per kombin nuk eshte i kthjellet.Per mua personalisht,nacionalisti i kulluar dhe i flakte eshte njeriu punetor.Domethene ai qe me punene e tij,punon per fuqizimin e atdheut dhe kombit te tij.Punetori ne kuptimin me gjitheperfshires te fjales pune dhe te ç'do lloj pune.Punetori duke filluar qe nga kopshtari,sportisti,zyrtari,kompozitori e kushdo qe ka ne dore dhe punon per mbare ne sherbim te kombit.Kam dyshimet e mija per sondazhet per ate se kush i organizon ato.Sot ne Shqiperi te pakten,ç'do TV apo Gazete do kishte te fituarin e vet.Dhe ky eshte nje hall dhe problem kombetar.Dhe mua si kujt do na vjen ne mendje thenia qe qendron edhe sot e gjithe diten se "Patriotizmi eshte strofulla e fundit e ........".Te pikat une do vija horrave,kopukeve,batakçinjeve,delenxhive,shtinjakeve etj.Emrat i gjeni vete.

Add new comment