E keni marrë vesh? Sot fillon Festivali i 50 në RTSH.

Postuar në 26 Dhjetor, 2011 05:21

Sot hap siparin Festivali i 50 i këngës në RTSH. Ka kohë që ky festival nuk është veprimtaria më e rëndësishme muzikore e vitit në TV, por vijon sidoqoftë të ketë një nënfish të asaj magjisë inerciale të njëherë e një kohe. Këtë radhë është dhe numri 50 që e ka bërë kureshtare si ngjarje, gjë që duket dhe tek një interes më i madh i krijuesve, këngëtarëve, etj (festivale të tillë me numër të rrumbullakosur përmenden më shumë në histori). Madje, u fol ca kohë se në themel të prishjes së Adi Krastës me Top-channel-in ish dëshira e të parit për të prezantuar të 50-in festival në RTSH.

Ky festival është imitim i Sanremo-s italiane. Por ka një gjë që nga Sanremo nuk u mor asnjëherë. Atje, ka një prezantues të vetëm, zgjedhja e të cilit shndërrohet në një ngjarje nacionale, dhe është ky që zgjedh bashkëpunëtorët e vet, përfshirë një a dy prezenca skenike dekorative (velina, aktore të bukura, komikë, etj), dhe ky prezantues/e ka kompetenca të forta në drejtimin e gjithë aktivitetit (që nga zgjedhja e këngëve, e të ftuarve, etj). Ky prezantues zgjidhet ndër ata që kanë shkëlqyer gjatë vitit në fushën e show-t televiziv.

Ndërsa festivalin tonë të 50 të këngës në RTSH do ta drejtojnë një aktor (Kreshnik Xhelilaj), i cili ka një marrëdhënie zero me televizionin e me skenën e show-t, një prezantuese e programeve sportive, dhe një vajzë që ka fituar konkursin e bukurisë Miss Albania në vitin 1995, por që sot merret me shitje fustanesh të nusërisë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by hapi (not verified) on

urrraaaa

Submitted by d.lisi (not verified) on

Nuk di nese ne themel te prishjes se Krastes me Topin ishte mundesia e drejtimit  nga ai te festivalit por  nga cfare thuhet  brenda  TVSH -se u  mor vesh  qe Krasta vendosi te terhiqej  nga prezantimi i festivalit jubile kur mesoi se ne cfare situate sa per te qeshur e po  aq  per te qare hallin u gjend Petrit Beci  nen presionin e  paprecedenete   te Ardit Gjebrese  e  Aleksander Frangajt qe  Adi Krasta te mos "shkelte" ne TVSH -ne e Partise...dhe sidomos te mos "shkelqente" nje festival qe rrezikon edhe ashtu si eshte "prestigjin" e  "kenges magjike" ...

Submitted by A.G (not verified) on

Qef o qef sonte!...C'te bej une qe s'ma kap televizori ?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.