Dy masa masa mbrojtëse të Berishës ndaj një rrjedhjeje të votave të djathta

Muajt e fundit Berisha ka sulmuar fort si “faqezinjtë” e Kreshnik Spahiut ashtu dhe “horrat e bulevardit” të Bamir Topit. Lëvizja e të parit dhe krijimi i mundshëm i një partie nga i dyti duket se i kanë futur frikën se mund të ketë një rrjedhje të votave të djathta në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sot Berisha ka bërë dy deklarata që duken si masa mbrojtëse ndaj një rrjedhjeje të tillë.
Në territorin patriotik, ku ka luajtur fort AKZ-ja, Berisha është kundërpërgjigjur nga mbledhja e Komitetit për 100 Vjetorin e Pavarësisë. “Flamuari kuqezi është flamuri më i bukur i botës dhe është interesante se ne edhe ditën e pavarësisë e quajmë të flamurit, edhe hymnin e kombit e kemi të flamurit. Duhet të bëjmë gjithçka që ky flamur në 100 vjetorin e pavarësisë të valëvitet në çdo ballkon shqiptarësh në Shqipëri dhe botë” – tha ai. Më tej ai shtoi: “Zotërinj ministra, është e rëndësishme që ne të mbështesim fort institucionet tona kërkimore në përpjekjen e tyre për një shqyrtim të ndershëm serioz të një shekulli ‘Shqipëri e pavarur’. Nuk mund të thuhet se qëndrimet e njëanshme në histori nuk kanë ndikuar në qëndrime të njëanshme në tërësi, kështu që është e domosdoshme të ridimensionohen figurat kryesore të këtyre 100 vjetëve të pavarësisë së vendit. Besoj se disa prej tyre, si Ismail Qemali, Ahmet Zogu, Hasan Prishtina, duhet të kenë praninë e tyre në kryeqytet. Pavarësia vërtet u shpall në Vlorë, por objekte për nderimin e saj duhet të ketë edhe në Tiranë.”
Si kundërpërgjigje ndaj partisë së “horrave të bulevardit”, Berisha ka dhënë një sinjal armëpushimi; i ka hapur rrugën miratimit të kandidaturës së Bujar Leskajt për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Gazeta Tema raporton, se Berisha ka thënë gjatë mbledhjes së qeverisë, se Leskaj “nuk është kandidatura jonë, por ne do e votojmë atë, për të mos shkaktuar një boshllëk”. Ndërsa gazeta Panorama raporton se vendimi është komunikuar sot në mbledhjen e grupit parlamentar nga vetë kreu i PD-së, pa praninë e medias. Me herët, maxhoranca rrëzoi kandidaturën e Topit për Sali Shehun në krye të KLSH-së, duke e cilësuar të papërshtatshëm.
E.Zaloshnja
Comments
Berishes do ti duhet te

Berishes do ti duhet te ngreje shume diga dhe mure qe te mo i ikin ...votat. Dalengadale njeriu i marreveshjeve te medha, po behet njeriu i pazareve te vogla. Te shoim se cili do te jete blerja e fundit e klubit te PD-se...

Votat a njerezme te moralshem

Votat a njerezme te moralshem dhe atyre qe me te vertete e mbeshtesin ceshtjen e Kosoves, te kane ikur qe kur bere deklaraten famekeqe kundra Palestines ne Izrael. Nuk mund te mbeshtesim nje kryeminister qe haptazi mbeshtet pozicionin Serb ndaj Kosoves duke mbeshtetur pozicionin Izraelit ndaj Palestines.

Turp Berisha Turp

Flamuri me i bukur i botes

Flamuri me i bukur i botes eshte Union Jack-u (dizenjim shume kuptomplote dhe dinjtoz), sa per dijenine e talebanit shpellar qe pa fshihet pas flamurit tani se bashku me krimet e tij.

Une kam nje pyetje... shqiponje me dy koka kane ruset, serbet dhe malazezet....cfare na lidh ne me keto!?? Cfare na lidh ne me keto tre kombe qe na kane shkaterruar tere jeten?

Add new comment