Doktor Adhamudhi, ose versioni satirik i një patrioti të dorës së parë

Postuar në 11 Dhjetor, 2011 07:24

Pena e një shkrimtari të bën gjëmën; sidomos kur jehona e veprave të tij mbetet gjatë në histori, ndonjëherë edhe për motive jo letrare. Do duhet kohë, fjala vjen, që Qazim Mulleti të rekuperojë diçka prej nderit e dinjitetit, të cilat i janë vënë në lojë krejt padrejtësisht në komedinë e bujshme të Besim Levonjës me titull “Prefekti”. Do duhet dhe më shumë kohë që kjo gjë të ndodhë me figurën e patriotit Gaqi Adham Frashërit, të njohur më pas me emrin Gjergj Adhamidhi, të cilit ka rrezik të mos i ndahet kurrë nofka artistike ‘Doktor Adhamudhi’. Fajin për këtë e ka Andon Zako Çajupi.

Po pse Çajupi ynë e ka pasur zët Gjergj Adhamidhin? Mos vallë për shkak të prapashtesës ‘idhi’, me të cilën ai ka greqizuar emrin në momentin që mbërriti në Kajro? Jo, nuk ka lidhje me këtë fakt; greqizimi i emrave ishte – thotë prof. Kristo Frashëri në librin e tij “Frashëri, shkëlqimi e rënia e tij” – një gjë e zakonshme për shqiptarët e Egjiptit, pasi grekët ishin shumë të respektuar atyre anëve. Arsyeja është fare banale, dhe nuk e nderon Çajupin. Ky i fundit, kur ishte në Misir, Kajro, ra në sevda me vajzën e patriotit Thanas Mitre (Çajupit i kish vdekur gruaja e parë, një zvicerane, dhe i kish lënë një djalë). Thanasi i mori një mendim Gjergj Adhamidhit, të cilin e kish dhëndërr (i kish dhënë vajzën e madhe), mirëpo ky nuk e donte për baxhanak Çajupin, pasi “nuk kish qenë në gjendje të merrte një diplomë, dhe kish një foshnjë, që nuk i dihej e ëma”. Kaq donte Çajupi, thotë Kristo Frashëri. Dhe pas kësaj lindi vepra e famshme satirike ‘Pas Vdekjes’, një nga personazhet emblematikë të së cilës është Doktor Adhamudhi, alias Gjergj Adhamidhi.

M.N.

Comments

Submitted by raimondi (not verified) on

Se  pari  dua  te falenderoj ju qe keni shkruar kete artikull  per patriotin me ne ze te viteve 1920 Doktor  Adhamudhin,i cili  jetonte ne Egjypt

-    Ne kujtimet  e Kolonel  Bonsal, i cili  ishte   anetar i delegacionit amerikan te kryesuar nga Presdienti Willson ne 1919 ne konferencen e paqes ne  Paris   dhe punonte  si perkethyes i delegacionit amerikan,   flitet  edhe per doktor  Adhamudhin

Doktor Adhamudhi,sipas  Kolonel Bonsal,i kishte  derguar nje leter direkt  presidentit Willson ,dhe presidenti  e kishte  lexuar letren e  Doktrorit---Dhe  ajo leter e Dr. Adhamudhit  kishte goditur ne shenje ,mendoj   une

Sepse  doktori i kishte  thene ne leter midis te tjerash  se "...shqiptaret jane  e njejta race me skocezet  dhe kjo duket ne veshjet popullore me fustanella, ne kenget,ne   zakonet te perbashketa ,ne menyren e te folurit gje e cila eshte venere  edhe nga stujuesit...".

Mirpo kjo   leter e formuluar ne kete menyre  nga Doktori patriot  Adhamudhi ,  ka goditur ne ndjenjen e patriotizmit te presidentit Willson --sepse  Willson ishte me origjine skocez, dhe skocezet shifeshin atehere me percmim   nga anglezet  si njerez  jo te civilizuar

Ne librin e   Margaret MacMillan , stermbeses  se Lloyed George , (prime minsiter i Anglise ne 1919 dhe pjesemarres ne  konferencen e paqes ne Paris ) ajo thote se  ne nje debat per Shqiperine ,

Presidenti Willson i thote kryeminsitrit  Anglez, Lloye George:.....Po  mbase ,ehe ata (shqiptret)  kane te  drejte te kene shtetin e tyre ?--Lloyed George,qe ishte kunder  nesh i betuar , ja kthen :....Ce duan shtetin  ata (shqiptaret) , vecse ti  ngulin thiken ne gryke  njeri  tjetrit ,sic ben malesoret tane te Skocise ne shekullin e 15 ...

Aty ,presidenti Willson u prek dhe i thote  :  Don't speak  ill   per malet e Skocise,se  eshte   vendi i origjines s e familjes  sime j .....---dhe me kaq  u mbyll  debati per Shqiperine  thote Margaret McMillan,

Aty presidenti  ,nuk foli me per Shqiperine ,dhe me vone presidenti u largua nga Parisi dhe shkoi ne USA,ndersa  konferenca vazhdonte punimet

Por  duke qene  se sic thote Bonsal ,Presidenti Willson e lexoi letren e Doktor  Adhamudhit,ajo leter ka goditur ne shenje duke  i krijuarpresidentit nje aleance te brendeshme me shqiptaret ,porse ai nuk mund te fliste me  teper se c'foli pro nesh --sepse  ishin te gjithe kunder nesh ,dhe na  iskretitonin per shkak te fese islame

.......dhe kur Presienti shkoi ne USA ,atehere qe andej ai ergoi nje leter konference se paqes duke i thene se --"....USA nuk eshte e pregatiur per ti bere nje padrejtesi Shqiperise....."

Kaq tha presidenti ne letren qe i dergonte  Konferences ne Paris   ,dhe kjo e ndihmoi ne maximum Shqiperine duke ja mbajt doren Lloeyd George per ti  dhene  jugun tone Greeqise ---------

Dhe duke qene se  Margaret McMillan  dhe Bonsal  thone se ndikimi i Vatres me Nolin ne krye  tek Presidenti Willson ishte zero --atehere ngelet qe kjo leter  e hartuar me Mjeshteri Gjeniale   nga  i   PAVDEKESHMI   doktor  Adhamudhi shpetoi   Shqiperine ----Natyrisht  presidenti Willson kishte marre shume peticione nga shqiptaret,porse  kjo leter e  Adhamudhit  kishte kapur dicka qe i perkiste vete presientit Willson ..... ndaj mendoj se kjo  leter ka qene decizive  ....

------Doktori e ka ditur qe Presidenti ishte skocez me origjine  ,dhe goditi direkt atje me letrene tij -------Te gjitha ato cathuhen perNolin dhe Vatren  nuk jane aspak teverteta qe te kene ndikuar tek Presidenti ------ te pakten sic thote KolonelBonsal   dhe  Historiania Margaret McMillan,qe jeton ne Kanada

-----Ndaj   ju i  nderuar qe  keni bere  kete artikull  po te kishit mundesi qe ti  kerkonit presidentit shqiptar  ti dhuronte nje medalje mirenjohje per patriotizmin  e tij  te palekudnur dhe teper inteligjent     te Doktor  Adhamudhit

Ketu  do shtoja   edhe dicka per Esat Pash Toptanin

Kolonel Bonsal   e kishte shume mik Esat pashen ,e  pelqente shume  tipin e tij burreror dhe qe ishte trupmadh

,Bonsal thote  se Esati i tha njehere :...nqs  Presidenti Willson e ka problem qenien myslymane   te popullit shqiptar , ne jemi gati ta nderojme besimin tone myslyman.... dhe pastaj vazhdon ta justifikoje kete besim duke thene se :... shqiptaret u bene myslyman ,ne menyre  qe te ruanin civilizmin e tyre,dhe te mos aaratiseshin  maleve sic benin malazezete......----

Pra  ketu Bonsal  na tregon nje pjese teper inteligjente  ne mendim  ne lidhje me  fene  te Esat pashe Toptanit ,po nejse --

Ndersa Margaret McMillan    ne librin e saj --Paris 1919-- , flet me  dashuri me Shqiperine ,dhe e thote qe ceshtja shqiptare eshte e drejte ,por kaarmiqtefuqishem -------dhe ne nje moment ajo thote  me dhimbje :

:......Poor  little Albania, with such   powerfull  enemies  an so few friends.... ...----... Kur  kam lexuar  keto rreshta  zemra  ime  ndali. Edhe  tani  jam i perlotur kur i kujtoj keto fjale  --

Nejse

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.