Dita e qetë e 1 janarit dhe një ‘adet’ i zhurmshëm

Ka lindur një cliché në Shqipëri. Ka kohë që ka lindur. E ka të bëjë me gazetarët e me politikanët. Me të mbaruar countdown-i, që shenjon mbërritjen e vitit të ri, gazetarët bëhen sy e veshë për të marrë vesh se kur do të lindë fëmija i parë i vitit, si do të quhet, ç’prindër ka, ç’gjini ka, në cilin maternitet ka lindur (çuditërisht në Shqipëri lindin të gjithë në Tiranë), kush ka qenë infermierja që e ka pritur e para, e plot hollësi të tjera që kanë të bëjnë me këtë ngjarje. Pas tyre vrapojnë politikanët e krerët e institucioneve për të bërë “adetin”, dmth për të shkuar në maternitet, për t’u takuar me prindërit e bebes, për të bërë një show me beben vetë, e për të thënë diçka me emfazë, mundësisht duke kërkuar e duke nënvizuar ndonjë simbolikë idiote. Ja, shihni se ç’ka thënë kryeministri sot:"Fjalët që më erdhën ndër mend kur dëgjova për këto lindje ishin këto: “Lindën sot Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Isa Boletini; i lindën Shqipërisë burrat më të shquar të saj".
M.N.
Comments
po behet dita dites me rende

po behet dita dites me rende ky primeri jone, po ishallah nuk e shtyn gjate

Dakord jam por nuk ke ci

Dakord jam por nuk ke ci ben,ai stan ate bulmet ka......Nuk e ben tjetri pushimin dhe festen per vete, te pakten njehere ne vit pa dale ne ekran.....por rrine dhe dalin e bejne show-u........Njerezit e "Rendesishem" me det......per "Provincialet qe Jane....".

Vetëm Salihzinj mos i lefshin

Vetëm Salihzinj mos i lefshin kurrë Shqipërisë.

..Ka vite qe vetem ne Tirane

..Ka vite qe vetem ne Tirane lindin ne 1 Janar-), dhe aty mesyjn gjith paria e venit me fillu shown e vitit, qe fillo me femijen e pare te Tiranes dhe mbaron (sa shum qe zgjat o zot) me urimin per vitin qe do te vij, nderkoh qe gjate gjith vitit na kane care bythen me nje far feje qe gjeja me e mire do ishte qe mos ti shofim fare me sy kto maska te ndyra.

Nuk e di pse te lindurit e

Nuk e di pse te lindurit e pare te vitit,fiks ata te ores 00;00,sa here lindin vetem ne Tirane dhe jo ne Bilisht,Kukes,Leskovik,Puke apo Shkoder.E habitshme eshte kjo gje.Ishalla vitin qe vjen i linduri i pare do linde ne Perrenjas.Besoj se kjo do ishte nje shenje mbaresie ,sepse deri sot te lindurit e pare vetem ne Tirane ,jane bere rutine dhe nuk na kane sjelle ndonje te vecante apo mbaresi.

Add new comment