Ditët e fillimvitit dhe terri informativ i stërzgjatur

Mass-media e Tiranës e ka bërë një ritual tanimë pauzën e fundvitit. Është fjala për një pauzë të gjatë që fillon në datën 31 dhjetor. Vetëm televizionet kanë informuar gjatë këtyre ditëve, por dhe ato duke marrë lajme të gatshme nga agjencitë e huaja, apo duke transmetuar protagonizmin e kollajtë të Presidentit e të kryeministrit në dyert e maternitetit të Tiranës për të uruar lindjen e bebes së parë të vitit.
Të përditshmet nuk kanë dalë në treg as sot, e kështu pauza bëhet 4-5 ditore. Edhe versionet e tyre online kanë mbetura “të ngrira” me informacionet e datës 30 ose 31 dhjetor. Gazetaria online e Prishtinës ka qenë pakëz më aktive këto ditë, por edhe atje motorrat janë lënë të punojnë në minimo. Kjo praktikë e relaksit mediatik total në ditët e fudvitit ka lidhje me sublimimin që i bëhet këtyre anëve Vitit të Ri, më saktë momentit të ndërrimit të viteve, por prapëseprapë nuk duket e logjikshme dhe e justifikuar kjo përgjumje informative e stërzgjatur.
Re.Pu.
Comments
Fillimviti, pushimi inaktiv
<p> Fillimviti, pushimi inaktiv ne familje kerkon informacion, qofte edhe te thjeshte: Si u festua, jo vetem tek 'Skenderbeu' por dhe tek 'Bregu Lumit', kush hodhi me shume 'bomba' e 'kallashnikov', kush nuk kishte drita e vaj per kandil, sa femije harroi Santaclausi pa vizituar, etj etj. Me duket se mediat vazhdojne traditen e parademokracise, qe dita e festes eshte pushim absolut, por jo per te gjithe.</p>
Ky eshte turpi i madh
<p>Ky eshte turpi i madh shqiptar dhe tregon mjaft qarte mungesen e profesionalitetit te mediave opozitare ne rradhe te pare. Nuk mund te imagjinohet ne nje vend normal qe shtypi dhe media te ndal punen qofte edhe per disa minuta. Edhe pse eshte e kuptueshme kostoja e larte e gazetave te shtypura si dhe nevoja per pushime te gazetareve si cdo qytetari e punonjesi tjeter, nuk mund ta imagjinosh dhe justifikosh median shqiptare (opozitare) online dhe blogjet informative qe ndalin informimin (per ti lejuar vetes luksin e pushimeve te sterzgjatura) ne nje kohe qe informimi i nevojitet sot shqiptareve po aq sa uji, oksigjeni e ushqimi... Per te mos folur per mungesen totale te respektit pikerisht per lexuesit e ketyre mediave (te medha apo te vogla). </p><p>Me kujton kjo situate e medias online protestat opozitare ne keto 2-3 vitet e fundit kur ata shperndaheshin ne orarin e ngrenies se drekes dhe kur ja niste shiu.... Cmund te presesh me te tille "opozitare" qesharak e dallkauk.. Per mua me opozitare te tille dhe media te tilla dembele e rrumpalle, Berisha me te tijet do te na qendrojne mbi krye edhe per nja dhjete vjet te mira, derisa ose te bjere nga kali vete merhumi, ose te merzitet nga keqqeverisja e tij orientale, ose tja nise ndonje katrahure tjeter si ne 1997 e ta lere pa asnje kacidhe arken e shtetit. </p>
Add new comment