Cili do të jetë Avokati i Popullit?

Gara e aplikimeve për postin e Avokatit të Popullit ka tërhequr vëmendjen e media-s, ngaqë është një praktikë e panjohur; është efekti ndjellës që ka një risí. Në procedurën e përzgjedhjes nuk është se ka të reja çdo ditë (s’ka si të ketë e s’ka ç’të ketë), por mediat gjejnë ndonjë gjë për ta dhënë si lajm. Dhe në fakt, e kanë ndjekur hap pas hapi këtë konkurs herë me synimin për të informuar, e herë me synimin për t’i gjetur ndonjë cen kësaj që po ndodh. Ndjekësit e politikës ka rrezik nuk dinë se kush janë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, por dinë mirë se kush janë anëtarët e Komisionit Përzgjedhës të kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit.
Sot Vizion Plus, duke iu referuar burimeve të brendshme të besueshme, ka arritur të zbulojë emrat më të kuotuar si fitues. Ata janë Përparim Kabo e Igli Totozani si outsiders (nga jashtë strukturave të PS-së), dhe Besnik Dervishi si insider (por me kredenciale profesionale të mira). Sipas televizionit Vizion Plus, ka një prirje që fituesi të “peshkohet” ndër personazhet jo poliitke, e në këtë kuptim janë të favorizuar dy të parët. Nëse del njëri prej tyre, procesi nuk duket se ka të sharë.
Re.Pu.
Comments
Nuk te ben vetem testa
<p>Nuk te ben vetem testa militant Partie.Ne per shembull po nga kjo Parti na servirej Loren Vangjeli si analist i pavarur dhe doli i katerti ne listen e Keshillit Bashkiak te Tiranes,kur ne fakt ne c'do ekran ishte nje Gramoz Ruc i pavarur.Edhe shoku Totozani eshte nje Gramoz Ruc apo te pakten nje Lorenc Vangjel i pavarur.Kurse shoku Kabo,nuk eshte bash i pavarur.Edhe ne ne Shqiperi jetojme dhe mos na servirni pallavra te tilla.Me keto kandidatura PS-ja me te vertetet tregosi pergjegjesine dhe vleresimin per funksionin.</p>
Besnik Dervishi eshte i biri
<p>Besnik Dervishi eshte i biri i Rrapo Dervishit, krimininelit me te madh te Vlores</p>
Add new comment