Bode apo INSTAT? Rritje ekonomike e shëndetshme apo anemike?

Pasi Berisha bëri bilancin e sukseseve të këtij viti për Shqipërinë, Ministri i Financave Bode, deklaroi para tri ditëve se vlerësohet që rritja reale e Produktit të Brendshëm Bruto ishte 3.9% për vitin 2011. Ky vlerësim, tha Bode, bazohet në informacionet që disponon Ministria e Financave. Dhe në qoftë se ai është i saktë, mund të thuhet me plot gojë se kemi patur një rritje të shëndetshme ekonomike, në kushtet kur vendet përreth janë në një krizë të thellë ekonomike. Bode na siguroi, në fakt, se “rritjen prej 3,9% e konfirmon dhe INSTAT-i”
Por ç’thotë INSTAT-i? Dje, më së fundi, INSTAT-i raportoi shifrën e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) për tremujorin e dytë të vitit 2011 dhe ajo na tregonte se PBB-ja ishte ulur 1.7% në krahasim me tremujorin e parë dhe rritur vetëm 0.5% në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2010. Po të kombinojmë këto shifra me ato të tremujorit të parë, rezulton se në gjysmën e parë të këtij viti rritja ekonomike ka qenë vetëm 2.1%. Që rritja për gjithë vitin të ketë qenë 3.9%, siç deklaroi Bode, i bie që në gjysmën e dytë të vitit, rritja ekonomike të ketë qenë 5.7%. Në këtë mënyrë do të balancohej rritja anemike e gjysmës së parë të vitit.
Por a do të raportojë dot INSTAT-i një rritje 5.7% për gjysmën e dytë të vitit 2011? Dielli me shoshë edhe mund të tentohet të mbulohet, por me perde tyli nuk është përpjekur ta mbulojë njeri…
E.Zaloshnja
Comments
Le te raportojne si te duan,
<p>Le te raportojne si te duan, mua surrati me ka marre ngjyren e henes, ato pak floke qe kam jane bere si gjemba irriqi, kam filluar te belbezoje me vete udheve e para reklamave, kruaj xhepat e thelle e me gervishten kofshet ne kerkim te qindarkave,...por per nje gje besoj...si tek zoti...qe cdo vit qe vjen eshte me i veshtire se ai qe kaluam...</p>
Shyqyr zotit monitorohemi nga
<p>Shyqyr zotit monitorohemi nga Institucionet nderkombetare, qe kete pune e bejne per veten e tyre se na kane dhene para borxh, keshtuqe genjeshtra e Berishes nuk zgjat me shume se gjashte muaj, e shumta nje vit. Por ai ben sikur harron c'ka thene dhe fillon te genjeje per llogari te vitit te ardhshem, dhe keshtu perseritet e njejta genjeshter qe e ka katandisur kredibilitetin e Kryeministrit dhe qeverise ne zero.</p><p>Shume vete jane te zhgenjyer nga nuk e di se cfare. Sipas tyre nje genjeshtar dhe mashtrues duhet te denohet ne nje fare menyre nga dikush, ndoshta nga zoti ose nje fuqi tjeter madhore ose ndoshta nga opozita.</p>
Add new comment