Berisha shkel ligjin me 8 miliardë lekë

Berisha ka firmosur ditët e fundit një akt normativ që cakton vlerën prej 84.7 miliardë lekësh si kufi të sipërm për shtesën gjatë këtij viti të borxhit publik. Por sipas Ministrisë së Financave borxhi i akumuluar në fillim të vitit ishte 715.3 miliardë lekë. Pra, i bie që në fund të vitit, borxhi i akumuluar të arrijë vlerën 800 miliardë lekë. Mirëpo sipas ligjit për menaxhimin e sistemit buxhetor (Neni 58 i Ligjit Nr.9936, datë 26.6.2008), borxhi i akumuluar publik nuk duhet të kalojë vlerën 792 miliardë lekë. Kjo, sepse ky ligj përcakton se borxhi nuk duhet të jetë më i madh se 60% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Dhe sipas vlerësimit zyrtar të Ministrisë së Financave, PBB-ja e vitit 2011 do të jetë në nivelin 1,320 miliardë lekë.
Pra, thënë shkurt, Berisha ka firmosur një akt normativ që e tejkalon me 8 miliardë lekë (rreth 80 milionë dollarë) kufirin e përcaktuar nga ligji i aprovuar nga vetë mazhoranca e tij.
E.Zaloshnja
Comments
Uau, une dija qe shkelja e
<p>Uau, une dija qe shkelja e kushtetetus ne Shqiperi matej me "m" (meter) e jo me miliarda leke, e re kjo, ju pergezoj per titullin e goditur</p>
Add new comment