BE-ja gjeti gjuhën; por ndërkohë ka lindur Europa e dy shpejtësive.

Rezultati i summit-it dy ditor të BE-së ish një marrëveshje mes 26 vendeve për të draft-uar një traktat, me anë të të cilit synohet t’i bëhet ballë krizës së borxheve që e pati zanafillin në Greqi, e më pas në Irlandë, Portugali, Itali, Spanjë, e që këto ditë i është kanosur Francës e ka rrezikuar deri dhe Gjermaninë me ekonominë e fuqishme. Kjo marrëveshje, që kërkon muaj për t’u sendërtuar, do të ecë në rrugën e disiplinës buxhetore e fiskale (është në plan një bashkim fiskal), dhe të sanksioneve për ato vende që nuk do të arrijnë ta mbajnë këtë regjim disipline. “Ne do ta përdorim krizën si një shans për një fillim të ri”, tha Merkel. Por ndërkohë Britania e Madhe, fuqia e tretë ekonomike e kontinentit, është “out”. Republika Çeke, Suedia e Hungaria që fillimisht ishin në krah të saj, e braktisën këtë të fundit në momentin që Cameron vuri veton, ngaqë nuk mori koncesionet që kërkonte për ta mbajtur the City of London jashtë rregullave të përbashkëta. Kështu ka lindur Europa e dy shpejtësive. 17 vende të zonës Euro do kenë shpejtësinë e tyre, në ndryshim nga nëntë të tjerët që do kenë shpejtësi tjetër. Britania do të mbetet më vete. E izoluar – ky ishte përcaktori i përdorur nga mediat; madje dhe nga mediat e Londrës.
Re.Pu.
Comments
U mbodhen, diskutuan, u
<p> U mbodhen, diskutuan, u bashkuan dhe u ndane. C'na dhane?! Nje "gote" pergjysem ne tavoline. Gjysembosh apo gjysemplot ?!</p>
Add new comment