Arben Imami Vs New York Times

Ministri Imami u shpreh dje se Shqipëria nuk i ka shitur armë Libisë së drejtuar nga Gedafi, por vetëm në tregjet e lejuara dhe jashtë embargos ndërkombëtare. Gjatë analizës së fundvitit, Imami tha se shitja e armëve ka ecur me ritme shumë të mira, por shkrimet e gazetave dhe zhurma mediatike në përgjithësi ka dëmtuar këtë proces. Mirëpo nga ana tjetër NYT pretendon se armët nga Shqipëria, transportoheshin drejt Libisë të maskuara si “pjesë traktori”.
Gazetari i njohur i gazettes New York Times, Christopher John Chivers, i cili ka raportuar skandalin e shitjes së armëve shqiptare në Afganistan, ka shkruar në mars të këtij viti për armët shqiptare për Gadafin. Në shkrim thuhet se armët shqiptare të mbledhura me shumicë nga ish-regjimi para 90-s, sot nxjerrin fitime të mëdha në pazarin ndërkombëtar të armëve e ndërkohë qeveria shqiptare jo vetëm është përfshirë direkt në këto trafiqe nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, por vendi ynë gjithashtu ka vënë emrin e tij në dispozicion të trafikantëve të armëve nga Europa Lindore, veçanërisht Serbia. Lehtësues i kësaj tregtie ka qenë MEICO. Armët janë shitur shpesh përmes një sekseri serb, i kërkuar për trafik ndërkombëtar armësh. Gazetari amerikan shkruan se është e lehtë të kuptosh se çfarë reputacioni ka MEICO sa i përket korrupsionit dhe trafiqeve.
Shkrimin më të plotë do ta gjeni në linkun e gazetës Shekulli të postuar më poshtë:
A.Kananaj
Add new comment