Andis Harasani ndërmjetës te amerikanët për të ringritur Partizanin

Postuar në 19 Dhjetor, 2011 01:47

Revista MAPO në numrin e saj të dhjetorit ka si argument kryesor ekipin e Partizanit dhe atë që pritet të ndodhë me të. Deputeti Andis Harasani i ka thënë MAPO-s se ai është ndërmjetës me një kompani të madhe amerikane, e cila ka shprehur interes për ta blerë ekipin që ka përfunduar në Kategorinë e Dytë dhe me anë investimesh të fuqishme ta rikthejë në Superiore dhe në Kupat e Europës. E vetmja pengesë mbetet pronësia mbi Partizanin, e cila luhatet mes Ministrisë së Mbrojtjes, Albert Xhanit dhe Paro Laçit. Këshilltari i Ministrit të Mbrojtjes, Mentor Beqa, i ka thënw revistës MAPO se Ministria në fakt i ka gati të gjitha dokumentat që e kalojnë ekipin e lavdisë së dikurshme në pronësi të saj. Revista ka edhe një radhë prapaskenash që i quan ‘legjenda urbane’. Më pikantja ndër to duket ajo e finales për Kampionatin e vitit 2004, ku Partizani humbi në një përballje me Dinamon, ndeshje e cila, pretendon revista, është shitur për të shlyer faturën e papaguar te ‘Tajvani’ të Presidentit të Partizanit Albert Xhani. Besnik Sulaj ishte president i Dinamos dhe pronar i Tajvanit.

L.A.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.