Amerikanët po lënë Kosovën?

Postuar në 02 Janar, 2012 04:34

Ndërkohë që njerëzit ende nuk janë ftilluar pas harbimit festiv të fundvitit, është dhënë lajmi se trupat amerikane do ta lënë Kosovën. Vendimi – kështu njofton e përditshmja Zëri në versionin online të sajin – është marrë në kuadrin e shkurtimeve që administrata ‘Obama’ ka ndërmarrë në lëmin e shpenzimeve ushtarake. Lajmi ka shqetësuar shqiptarët, të cilët kanë parë tek prania amerikane në Kosovë një garanci të plotë në rrethanat që shteti i pavarur i Kosovës është ende në procesin e afirmimit të vet ndërkombëtar e që në veri të Kosovës ka kohë që po sfidohet rendi legal i shtetit të ri, me krijimin e strukturave paralele të vetqeverisjes, gjë që e mban situatën prore të tendosur e të rrezikshme. Frika e Prishtinës zyrtare është se largimi i ushtarëve amerikanë mund të inkurajojë prirjet secesioniste në veri, të cilat kanë mbështetje nga qarqe të caktuara në Beograd. Prirje të tilla nuk është se janë pritur mirë në Europë (Merkeli e ka bërë të qartë se Serbia duhet të njohë Kosovën në mënyrë që të anëtarësohet në BE), por prapëseprapë Europa nuk është vetëm Gjermania (mjafton të mendosh se janë 5 shtete të BE-së që nuk duan të njohin Kosovën e pavarur).

Lobet shqiptare në Washington janë vënë në lëvizje pas daljes së këtij lajmi, por ka shumë pak gjasa që administrata ‘Obama’ t’i rikthehet këtij vendimi. Nuk janë vetëm shkurtimet e shpenzimeve ushtarake në këtë mes, por edhe një shfokusim i SHBA-ve prej punëve të Europës në tërësi, e cila, pas krizës që s’dihet kur do të mbyllet, ka humbur forcën e një poli të zhvillimit. Dhe Kosova është në Europë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Blerim (not verified) on

Lajmi eshte shqetesues. Ata qe kane detyre te bejne dicka per ta prapesuar urdherin duhet ta bejen shpejt dhe vendosmerisht.

Ne te tjeret te shpresojme se terheqja e trupave amerikane nga Kosova nuk do te ndodhe.

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Ne mesazhin qe ka perhape "Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane paraqet argumentet për mbajtjen e pranisë amerikane në Kampin Bondsteel" nder te tjera thuhet:   "......Gjatë vitit të kaluar është raportuar se Kampi Bondsteel, i cili u ndërtua në Kosovë nga Shtetet e Bashkuara pasi sulmet ajrore të NATO-s kundër Serbisë i dhanë fund luftës së Kosovës në qershor të vitit 1999, do të vihet nën komandën turke. Meqenëse Turqia është një aleate e fortë e Kosovës, në teori largimi i trupave amerikane nga Kampi Bondsteel do të kishte kuptim....... " .

Ikja e ushtrive amerikane nga Kosova dhe futja ne Kosove e ushtrive turke don te thote qe ne trojet shqiptare dhe ne pergjithesi ne Ballkan te rifilloje rivaliteti politiko-ushtarak ruso/sllavo-turk. Ky do te ishte nji hap mbrapa qofte per trojet shqiptare, qofte edhe per Ballkanin.

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Pershedetje, Paul; kjo eshte e vertete !

Por njekohesisht ky ka qene dhe realiteti gjeopolitik prej disa shekujsh. Ne nje fare menyre kjo zone e Ballkanit Perendimor doli nga historia e Evropes kur ate e pushtuan dhe filluan te "kujdesen" per te turqit.

Nje sere faktoresh ekonomike, sociale, gjeografike, politike dhe, ne dekadat e fundit fetare, mundesojne vazhdimisine e ketij realiteti.

SHBA fundja nuk kane bere ndonjefare investimi ne planin e zhvillimit ekonomik e industrial te Kosoves, perjashto asistecen ne zhvillimin e institucioneve politike;

prezenca e trupave ushtarake nuk ka treguar detyrimisht nje interes social-ekonomik por me teper nje interes gjeostrategjik.

Duke ngarkuar serish Turqine per menaxhimin e zones, SHBA nga ana e tyre kane bere nje hap para ne lirimin e shpenzimeve ushtarake dhe rezurseve te lidhura me to.

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Po Artur ashtu asht, por kete rradhe truqit do te "kujdesen" vetem per kosovaret/shqiptaret, ndersa per pjesen tjeter e Ballkanit Prendimor do te kujdesen Europa dhe Rusia,  ma e perparueme se Turqia. Shqiptaret, per arsyet e deformimit te tyne pese shekullor tue lane rrugen e vijimit te mentalitetin europian dhe te rilindjes europiane te shekullit XV si dhe tue perqafue perseri mentalitetin turk, po humbin perseri shansin te rifuten ne rrugen e perparimit eurpian. Kjo tregon se shqiptaret nuk po zane mend nga historia tue u fute perseri ne antagonizmin sllavo-turk ne vend qe te futen ne rrugen e civilizimit europian. Perfundimisht kjo politika mbarshqiptare asht ne kunder rryme me perparimin e tyne gja qe do tu kushtoje shtrejte. Si kompensim shqiptaret do te kene ajamin e turkllekut.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.