Alarmi i Fevziut për Rrugën e Kombit dhe legjenda urbane me të e Berishën

Postuar në 09 Dhjetor, 2011 15:01

Legjenda e urbane e ka se, ideja e asaj që sot konsiderohet si Rruga e Kombit, është ngjizur në një udhëtim nga Prishtina drejt Tiranës të kryeministrit Berisha. Në makinë me të ndodhej edhe gazetari i Opinion-it, Blendi Fevziu. Nëpër bisedë, ndihmuar edhe nga tronditjet e rrugës së keqe, ka hyrë edhe ideja e një rruge të re që do ta fuste Berishën në histori. Këto raportohen si fjalë yshtëse të gazetarit Fevziu që, me gjasë, kanë ngacmaur telat më të dobët të kryeministrit, bashkëpunëtorët e të cilit thonë se ‘ai e sheh drejtimin e shteti më shumë si mision historik se sa si menaxhim nga dita në ditë’. Nëse nuk dihet saktësisht, përtej legjendës urbane, se sa gisht ka Fevziu në gjurmën e projektit që u bë më pas Rruga e Kombit, mund të shihet qartë shqetësimi i tij për të. Në një shkrim botuar te ‘Panorama’ e sotme, ai lëshon alarmin e shndërrimit të rrugës së vetme me standarde ndërkombëtare në një tjetër udhë “made in Albania”, siç e etiketon. Në shkrim flitet me alarm për prerjen e hekurave ndarës të rrugës, gjë që u lejon fshatarëve të zonës të kthehen në mes të autostradës, apo gjurmë ndërtimesh që kanë filluar të mbijnë anash saj. Fevziu lëshon një SOS të fortë e, nëse legjendat urbane nuk janë vetëm të tilla, diçka duhet të ndryshojë.

A. Lela

Comments

Submitted by migena aleksi (not verified) on

FEVZIU PARALAJMEROI EDHE PRISHEJN E PIRAMIDES...

NUK ESHTE PUNA SE PARALAJMERON..

E PERDORIN PER TE HEDHUR NE TREG ATE QE DUAN TE BEJNE

EDHE KY RAST KESHTU DUHET PARE... KETO QE THOTE FEVZIU DO TI PERDORIN SI ARGUMENTA QE DUHET PAGUAR PER TE KALUAR EN ATE RRUGE SEPSE DUHEN FONDE PER MIREMBAJTJEN...

PSE TUA THOTE BERISHA QE "E DUAN SHUME" SIC THOTE NJE FARE NEXHMEDINI KETU TE FAQOSJA JUAJ.. JA E THOTE BLENDI

SI THOSH AJO VJERSHA PER BLENDIN...

"RRI ATY NE OPINION,

RRI ATY KU PATE FATIN

SE ENVERI O FEVZI,

SA C'JE TI, KISHTE HALLATIN.."

Submitted by rrem vogli katu... (not verified) on

mos u merzit o Muç sepse Fevziu do te jete marr vesh me ndonje firme qe do marri koncesion

mirembajtjen e rruges se nuk i mjaftojn parat qe i japin gjobat, qe ai i quan sponsorizime,

pronat qe i vjedh Toptanasve , qe ai thote mu kthyen  ete tjera e te tjera.

Ketu jemi  do degjohemi

Submitted by tani97 (not verified) on

Nje bravo Migenes dhe rremes qe jane te qarte mjaftueshem. As nuk ka pike dyshimi qe Fevziu nuk foli rastesisht, por dicka po luhet. Ndonje Sander, ndonje Zamir, ndonje Gimce, ndonje koncesion per te miren e kombit, etj...

Submitted by Koz (not verified) on

Ta bejne fevzon Gjeneral te autostrades, madje edhe pronar (apo koncesionar) meqenese duket qe ka vene dhjam si sherbetor I Berishes.

Submitted by ajsberg (not verified) on

C't'i bejme Fevzos se pandermendur!? Qatipi qerrata i qeverise ende zhgaperehet si qeni mbi qerre. Do t'i ndihet shurukama ndejshem.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.