Çani: Është hapur një shkollë seksi. Bakalli: Nuk është lajm, është hoax.

Të martën, në programin Opinion të TV Klanit ish ftuar dhe Arjan Çani, i cili andej nga fundi i bëri me dije panelistët e tjerë, se në Austri është hapur një shkollë seksi me emrin Austrian International School of Sex. Është nga ato informacione që Çani i ka shumë për zemër, e që s’mund t’i lërë të bien në tokë pa zhurmë. Mirëpo është rrëmbyer e magjepsur aq shumë nga “intriga” e këtij lajmi, sa nuk ka bërë asnjë verifikim të mëtejshëm. Ndoshta ka lexuar vetëm titullin. Po ta kish lexuar – thotë pak a shumë në shkrimin e tij të Mapos Gilman Bakalli – do të merrte vesh se ky lajm është i rremë, është një hoax, është një teknikë marketingu që ka përdorur një grup veprimtarësh civilë me emrin BirdBase për të përqeshur e provokuar sistemin aktual politik, mediatik e arsimor.
Gilman Bakalli është ndalur në këtë moment për të denoncuar mendjelehtësinë e medias në përgjithësi, e cila ka ndërtuar marrëdhënien me audience-ën mbi bazën e “prezumimit të budallallëkut”, me fjalë të tjera mbi bazën e ‘bindjes’ së gazetarëve se lexuesit apo shikuesit janë budallenj, e prandaj mund t’i lejojmë vetes pasaktësira e interpretime dosido. Por shpesh – lë të kuptohet Bakalli duke marrë shkas nga ky rast – duhet të jetë audience-a ajo që duhet të ngrejë vlerësimet e veta mbi bazën e prezumimit të budallallëkut.
Re.Pu.
Comments
Mjere ne se ku kemi

Mjere ne se ku kemi mberritur !! Por i dashur zoti Bakalli keto e bejne ligjin sot ne mediat tona :-

- Cili (Henri) dhe Cani(Arian),

-Rozi(Rozana Radi) dhe Rezi(Rezarta Shkurti),

-Balla(Sokol) dhe BUDALLA(une qe nuk rri pa fol).

Më çudit fakti se sa shumë

Më çudit fakti se sa shumë meren me një koqe kandari.

anonim, futu e lexo shtypin

anonim, futu e lexo shtypin austriak, fjala vjen "die presse" qe te kuptosh pak me shume mbi ceshtjen ne fjale...

Add new comment