Ç’mesazh përcolli Guvernatori i Bankës?

Postuar në 28 Dhjetor, 2011 11:27

Guvernatori i Bankës Qendrore, Ardian Fullani, bëri një ‘show up” të fundit për këtë vit. Çfarë tha? Raportimet e mediave të ndryshme nuk të japin një ide të qartë. Top-channel-i ka zgjedhur perifrazimin në vend të citimit, dhe na bën me dije se ai ka thënë që “ekonomia jonë në vitin 2012 do të përballet me një pasiguri në rritje, gjë që do të sjellë që rritja e prodhimit të mbetet e ngadaltë. Panorama vështirësohet edhe nga kriza në eurozonë, krizë e cila pritet të fundosë në recesion shumë vende të monedhës së përbashkët.” Zëri i Amerikës ka zgjedhur ta citojë Fullanin në një moment optimist, por me një fjali disi të shthurur: “ngadalësimi i ekonomisë së vendeve fqinje pritet të sjellë ndikim edhe në ekonominë shqiptare, megjithatë parashikimet janë se kreditimi dhe ekonomia do të shënojnë rritje edhe vitin e ardhshëm, ndonëse potencialet janë për një rritje më të madhe”.

Ndërsa Panorama bën një raportim më të ftohtë përshkrues: “Analiza e treguesve mbështet vlerësimin për rritje pozitive, por nën potencial. Konsumi dhe investimet private vazhdojnë të kenë ecuri të ngadaltë, rritja e prodhimit është nxitur nga industria dhe shërbimet, ndërsa ndërtimi vuan kërkesën e ulët”.

Duhet të jetë faji i Guvernatorit që del e nuk thotë ndonjë gjë të madhe.

Re.Pu.

Comments

Submitted by A.G (not verified) on

<p>Foli Fullani, foli &#39;full&#39; qe rrota e fatit ka ngecur ne Shqiperi. Goxha kartoline shperndau ne eterin shqiptar. Priteni!</p>

Submitted by Albi (not verified) on

<p>S&#39;eshte faji i Fullanit o shok qe s&#39;merrni vesh ekonomi ju. Te pakten keto gjera leriani Zaloshnjes.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.