Zgjedhjet serbe, OSBE: 11 për qind votues në Kosovë

Postuar në 20 Maj, 2012 11:36

Deri në orën 14:00 pjesëmarrja e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve për president të Serbisë ka arritur 11 për qind, raporton Misioni i OSBE-së në Kosovë. 

Shefi i Misionit të OSBE-së, Ambasadori Uerner Almhofer vizitoi disa vendvotime dhe takoi stafin e OSBE-së që po udhëheq me qendrat e votimit, njofton përmes një deklarate për media, misioni i OSBE-së në Kosovë. 

“Jam i kënaqur që të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë të duhur këtë mëngjes dhe që votimi po kalon pa incidente”, tha ai gjatë vizitës në qendrën e votimit në Zveçan. 

“Qendrat e votimit do të qendrojne të hapura deri në orën 20:00 dhe ne do të vazhdojmë operacionin tonë derisa edhe votuesi i fundit ta hedhë votën e vet në kuti”, ka thënë Almhofer. 

Sipas OSBE-së, më shumë se 110 mijë votues kanë të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Serbisë, të cilat po lehtësohen nga ky mision. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.