Zgjedhjet në Greqi, Europa zhvillon plan rezervë

Postuar në 16 Qershor, 2012 12:01

48 orë frikë për monedhën e përbashkët evropiane startojnë sot ndërsa votimi në Greqi, që  mund të rezultojë në fitoren e palëve anti-evropiane mund ti japë një goditje vdekjeprurëse euros. Ja pse vendet e mëdha janë duke u zhvilluar plane rezervë; fillimisht Franca dhe Italia. Në takimin kokë më kokë  Monti dhe Hollande kanë rënë dakort për një mburojë anti spread për të evituar përhapjen e  shokut të mundshëm monetar të hënën. 

Lajmin e bën të ditur La Republiça sipas të cilës po avancon një plan i  propozuar nga Italia dhe i pranuar edhe nga Franca. Plani po zhvillohet në mënyrë të fshehtë që të mos nervozohet Gjermania. Në praktikë, BQE  i janë dhënë mjetet për të ndërhyrë  direkt mes shteteve anëtare  në momentin kur ato ndodhen nën sulme spekulative. 

Në qoftë se bonot ngrihen mbi një nivel të caktuar Eurotower vendos të blejë  letra me vlerë në treg sekondar duke minuar punën e spekulatorëve. Megjithatë hipotezat mbi tavolinë janë të shumta.  Burime diplomatike theksojnë se në takimin ndërmjet Montit dhe Hollande janë  diskutuar stimujt "për uljen e borxhit", mundësia e nisjes së një  "fondi shpagimi" ose "eurobills". Objektivi pas  opsioneve të ndryshme mbetet sidoqoftë vetëm një: për të shmangur luhatjet e tepërta në normat e interesit. 

Edhe komuniteti ndërkombëtar është i përgatitur  të përballet me rrezikun e një stuhie të re të borxhit sovran. "Shtetet e Bashkuara janë  të gatshme për çdo emergjence që mund të vijnë nga Evropa pas votimit të Greqisë", ka thënë Shtëpia e Bardhë, duke përshkruar njëherësh dhe atmosferën e  pritshmërisë  që mbizotëron  tashmë kudo ndërsa dhe kreu britanik David Kameron ka kontaktuar me liderët europianë pikërisht për të  zbutur impaktin e votës së të dielës  për vendet e tjera europiane.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.