Zarzavatet e Shqipërisë pushtojnë tregjet e Maqedonisë

Postuar në 28 Maj, 2012 12:24

 

Produktet të cilat konsideroheshin tradicionale dhe të njohura për Maqedoninë, tashmë nuk janë ekskluzivisht të këtij shteti. 

Tranguj, lakra, mollë apo dardha nga Shqipëria mund të gjesh me bollëk në tregjet e gjelbra në Maqedoni. Ndonëse deri tani Maqedonia eksportonte me shumicë në Shqipëri dhe Kosovë shumicën e prodhimeve bujqësore, tani ndodh e kundërta. Aktualisht Maqedonia është duke eksportuar vetëm qepë. 

Këto të dhëna kanë shqetësuar Drejtorinë e Doganave të Shkup, e cila përmes një letre urgjente ka njoftuar qeverinë e Maqedonisë për të ndërmarrë ndonjë hap në këtë drejtim, pasi importi nuk mund të ndalohet për shkak të marrëveshjes për tregti të lirë. 

Drejtoria e Doganave propozon që të bëhen kontrolle se sa janë të shëndetshme këto kontrolle që vijojnë nga Shqipëria. 

Për të ndaluar prodhimet e Shqipërisë në tregjet e Maqedonisë, Drejtoria e Doganave mendon të kontrollojë se çfarë pesticidesh janë përdorur gjatë prodhimit, kualiteti i ambalazhimit, si dhe standardet për kualitet. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.