Xhorxh Soros: Evropa ka 3 muaj kohë për të shpëtuar euron

Postuar në 04 Qershor, 2012 05:55

 

“Evropa ka tre muaj për të shpëtuar euron”, shprehet miliarderi amerikan Xhorxh Soros, sipas tekstit të një fjalimi të tij të mbajtur të shtunën dhe të botuar më pas në faqen zyrtare. 

“Për mendimin tim, autoritetet kanë një dritare 3 mujore, gjatë të cilëve do të mundnin ende të korrigjonin gabimet e tyre dhe të ndryshonin tendencat e deritanishme. Duke thënë autoritetet kam parasysh kryesisht qeverinë gjermane dhe Bundesbank, pasi në një krizë fuqinë e kanë kreditorët dhe asgjë nuk mund të bëhet pa mbështetjen e Gjermanisë”, theksoi Xhorxh Soros. 

“Pres që opinioni publik grek të frikësohet mjaft nga perspektiva e përzënies nga bashkimi Europian, dhe t’i japë një shumicë të vogël një koalicioni (qeveritar) që është i gatshëm të zbatojë marrëveshjen e sotme” me BE, BQE dhe FMN, shtoi Soros. Mirëpo, “asnjë qeveri nuk mund të plotësojë kushtet e marrëveshjes dhe kriza greke ka gjasë të arrijë kulmin në vjeshtë. Deri atëherë edhe ekonomia gjermane do të jetë dobësuar dhe do të jetë akoma më e vështirë për kancelaren gjermane të bindë opinionin e vet publik që të marrë më shumë përgjegjësi europiane. Kjo krijon dritaren e tre muajve”, shpjegoi Soros. 

 

Anila Jole

 

Ballkanweb.com

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.