Vlorë, sekuestrohen 600 kg kanabis tre trafikantët në prangat e policisë.

Postuar në 08 Qershor, 2014 04:36

 Policia e qytetit bregdetar ka sekuestruar 600 kg kanabis dhe ka arrestuar 3 persona si trafikantë. Operacioni i koduar  “Weekend” i policisë së Vlorës është finalizuar pas një hetimi 1 mujor me sekuestrimin e lëndës narkotike dhe me arrestimin e 3 prej personave të dyshuar si trafikantë.  
 
Sekuestrimi i drogës është bërë në afërsi fshatit Kuç, ku policia ndaloi mjetin me të cilin po transportohej kanabisi dhe gjatë kontrollit në kamionçinën me targa AA396IU u gjet edhe lënda narkotike. Nga të dhënat e policisë mësohet se sasia e drogës ishte fshehur në dyshemenë e automjetit të ndaluar.
Policia e qytetit bregdetar kanë vënë në pranga tre prej personave të përfshirë në këtë trafik, Dorian Hametaj, Viron Sadikaj dhe Besnik Bushi.
 
Nga të dhënat e para hetimore bëhet e ditur se droga ishte e blerë në Lazarat dhe do të trafikohej më pas në Itali. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.