'Ungjilli' që Irani thotë se do trondisë botën

Një libër fetar lëkure, i cili besohet se daton që në shekullin e V, por që u zbulua 12 vjet më parë, do të shkaktojë një kolaps të botës së krishterë. Deklarata është bërë nga Irani. Libri, i shkruar mbi lëkurë kafshe, u kap gjatë një operacioni për arrestimin e një grupi kontrabandues të objekteve antike në ujërat e Turqisë, në vitin 2000.
Autoritetet turke besojnë se mund të jetë versioni autentik i Ungjillit nga apostulli i Jezusit, Barnaba dhe një shkrim në republikën islamike thotë se përmbajtja e tij mund të shkaktojë rënien e fesë së krishterë, duke provuar se Islami është feja më e drejtë dhe e vetme.
Të tjerë i kanë cilësuar deklaratat e Teheranit si qesharake dhe propagandë kundër këtij besimi fetar. Basij Press shkruan se libri është shkruar në shekullin e V a të VI dhe parashikonte ardhjen e Profetit Muhamed dhe fesë ismale dhe se bota e krishterë e mohon ekzistencën e një ungjilli të tillë.
Në të madje thuhet edhe se Jezusi nuk u kryqëzua kurrë dhe se Ai vetë e parashikoi ardhjen e Muhamedit. Në muajin shkurt të këtij viti, Vatikani bëri një kërkesë zyrtare për të lexuar librin, por nuk dihet nëse iu përmbush kjo kërkesë. Origjina e tij nuk dihet, por National Turk, raportoi se libri është mbajtur në Pallatin e Drejtësisë në Ankara. Për mediat iraniane, zbulimi është kaq i madh sa do të trondisë politikën botëtore.
Albanian Screen
Add new comment