Tiranë, polici përplas me makinë këmbësorin,po kalonte vijat e bardha.

Një person ka mbetur i plagosur rëndë pasi është përplasur nga një automjet në kryeqytet. Kalimtari ishte duke ecur tek vijat e bardha në afërsi të Gjykatës së Tiranës, në momentin kur është goditur nga makina. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30.
Mësohet se makina që ka përplasur këmbësorin drejtohej nga një efektiv policie, i cili është shoqëruar në komisariat për t’u pyetur në lidhje me ngjarjen.
Kalimtari i plagosur është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Add new comment