Tiranë, muzika e lartë në bare

Postuar në 02 Qershor, 2012 14:12

 

Ngrohja e temperaturave dhe fillimi i sezonit veror kanë risjellë shqetësimet e banorëve, kryesisht të zonës së qendrës dhe të bllokut nga ndotja akustike.  Nëse deri pak javë më parë disi problematike kanë qenë lokalet e mbyllura, por pa izolim të mirëfilltë akustik, tani me ngrohjen e motit kanë nisur punë lokalet e quajtura verore, të cilat në ambiente të hapura po shkaktojnë shqetësime dhe probleme të mëdha për të gjithë ata banorë që në një zonë si blloku me dendësi të madhe e kanë të vështirë të pushojnë edhe natën.  Zhurmat e muzikës vazhdojnë deri në orët e para të mëngjesit, ndërsa qytetarët ndjehen sërish të pafuqishëm për t’u përballur me problemin pasi edhe kontrolli i strukturave shtetërore, policisë së rendit dhe asaj bashkiake ndaj këtyre diskobareve të hapur duket se këtë fillim-sezoni po mungon. Top Channel ka mësuar se asnjë nga këto disko-bare nuk zotëron leje mjedisore për ushtrim aktiviteti pas orës 24:00, ndërsa pronarët e tyre nuk duken të shqetësuar për problemet që u shkaktojnë banorëve me volumin e muzikës në maksimun, jo vetëm në mbrëmje, por deri në mengjes kur largohet edhe klienti i fundit.  Këto bare kanë detyrim ligjor që të respektojnë orën 24:00, detyrim që përgjithësisht është respektuar verën e kaluar. Në atë orë baret ishin të detyruar të ulnin volumin e muzikës apo të mbyllnin aktivitetin, por këtë fillim sezoni veror, ata jo vetëm që nuk e respektojnë orarin e paravendosur, por janë kthyer sërish në makth për qytetarët.   top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.