Tiranë, motori aksidenton makinën.

Postuar në 02 Qershor, 2014 03:07

Një aksident me pasojë plagosjen e dy të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme tek ish-Ekspozita në Tiranë ku një motorçikletë ka përplasur një makinë tip Benz.

Mësohet se si pasojë kanë mbetur të plagosur dy të rinjtë që po udhëtonin me motorçikletë, përkatësisht 18 dhe 30 vjeç, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, ndërsa sipas policisë drejtuesi i motorçikletës ishte pa kokore.

Nga hetimet paraprake bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur pasi drejtuesi i automjetit ka frenuar në semafor ndërsa motorçikleta është përplasur në pjesën e pasme të makinës duke sjellë edhe thyerjen e xhamit të prapmë të saj. Ndërkohë policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.