Tepelenë, pranga 50 vjeçarit,dhunoi prindërit e policit për t'i bërë presion.

Postuar në 04 Qershor, 2014 03:38

 Policia e Tepelenës ka vënë në pranga një 50 vjeçar, pasi ka dhunuar fizikisht prindërit e një punonjësi policie për shkak të detyrës së këtij të fundit.
 
Në pranga ka rënë Artur Bardhi nga fshati Gusmar në komunën Kurvelesh të Tepelenës, për shkak të dhunës fizike të ushtruar ndaj prindërve të punonjësit të policisë po nga i njëjti fshat.
 
Sipas policisë, dhuna ndaj prindërve të efektivit blu është bërë për të ushtruar presion ndaj policit për mospjesëmarrje në operacionet e kontrollit të territorit. Dosja ndaj Bardhit i ka kaluar prokurorisë për procedime të mëtejshme për veprën penale “Goditje të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.