Të drejtat e fëmijëve, qytetarët: Fëmijët ende jo plotësisht të mbrojtur

Postuar në 01 Qershor, 2012 11:19

 Fëmijët kanë nevojë të veçantë për mbrojtje. Fytyra e vërtetë e një njeriu thuhet se tregohet në sjelljen e tij me fëmijët. Kjo vlen për të rriturit, njëlloj sikurse për shoqëritë dhe shtetet. Fëmijët janë keqpërdorur dhe shfrytëzuar në të gjitha kohët. Kjo është një shkelje tepër e rëndë e të drejtave të njeriut. 

Po në Shqipëri a respektohen të drejtat e fëmijëve, çfarë mendojnë qytetarët? 

Qytetarët e Tiranës janë në një mendje sa i takon nivelit të respektimit të të drejtave të fëmijëve. Sipas tyre, “edhe pse është bërë shumë punë, të drejtat e fëmijëve në vendit tonë ende nuk mund të konsiderohen plotësisht të respektuara”. 

Gjatë diskutimeve të shumta, me qytetar të ndryshëm në kryeqytet, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, vihet re se të gjithë janë në një mendje. Sipas një zotërie, rreth të 40-ve me inicialet R.Sh, “në vendin tonë vijonë të ketë ende fëmijë që nuk arsimohen të paktën në ciklin bazë, edhe pse kushtet nëpër institucionet shkollore janë rregulluar dhe ofrojnë kushte të mira mësimi, të pakëtn atë që shohim në Tiranë” theksoi zotëria. 

Një vajzë me incialet A.V, rreth të 30-ve, e pyetur lidhur me respektimin e të drejtave të fëmijëve, u përgjigj duke thënë se “ kam frikë se jo, pasi mjafton të shoh për-rreth dhe shoh fëmijë të vegjël, zbathur të cilët vinë e lypin lekë”. 

Ndërkohë që një zonjë e moshës së tretë, me inicialet E.M theksoi se “ Të drejtat e fëmijë respektohen shumë më shumë sot se para 2 viteve. Shumica e tyre, tha zonja, kanë kushte të shkëlqyera jetese, nëpër disa zona të Tiranës ka dhe kënde ku mund të luajën me top, edhe pse duhet të jemi realist se ka ende punë për të bërë”, veçoj zonja. 

Sakaq, edhe qytetarët e tjerë të pyetur nga lidhur me temën, u përgjigjën në të njëjtat trajta. Një zotëri , rreth të 50-ve, ngriti si problem “punësimin e fëmijëve, sidomos, tha ai, në zonat rurale ku dhe niveli jetësës është më i ulët, duke i larguar këta fëmijë nga bankat e shkollës”. 

Pra, qytetarët shqiptarë në përvjetorin e 100 të pavarsisë së vendit tonë, gjykojnë se është punuar shumë për të rritur nivelin e respektimit të të drejtave të fëmijëve, por mbetet ende punë për të bërë. 

Cilat janë në menyrë të përmbledhur të drejtat e fëmijëve 

-Ja cilat janë në menyrë të përmbledhur të drejtat e fëmijëve : 
1. Të gjithë fëmijët dhe të rinjtë kanë të drejta të barabarta. Asnjë fëmijë apo i ri, nuk duhet të dëmtohet për shkak të gjinisë, ngjyrës, gjuhës apo besimit të tij. 
2. Fëmijët dhe të rinjtë kanë të drejtë të gëzojnë shëndet të plotë dhe tiu jepet kujdesi maksimal shëndetësor dhe mjekësor. 
3. Fëmijët dhe të rinjtë kanë të drejtë për arsim fillestar falas. Përveç kësaj, atyre duhet t'iu mundësohet edhe arsimimi i mëtejshëm. 
4. Fëmijët dhe të rinjtë kanë të drejtën për pushim, kohë të lirë, lojë dhe pjesëmarrje në në aktivitete kulturore dhe artistike. 
5. Fëmijët dhe të rinjtë kanë të drejtën e informimit, shprehjes së mendimit të tyre dhe të drejtën për t'u dëgjuar. 
6. Fëmijët dhe të rinjtë kanë të drejtën për një edukim të mirë. Prindërit apo edukatorët e tjerë nuk duhet të përdorin dhunë, keqtrajtimi dhe keqpërdorimi është i ndaluar. 
7. Fëmijët dhe të rinjtë kanë të drejtën e mbrojtjes dhe ndihmës së veçantë në luftë dhe gjatë arratisjes. 
8. Fëmijët dhe të rinjtë kanë të drejtën e mbrojtjes nga puna shfrytëzuese dhe keqpërdorimi seksual. 
9. Fëmijët dhe të rinjtë kanë të drejtë të jetojnë me prindërit e tyre dhe të mbajnë kontaktin me të dy prindërit, nëse ata jetojnë të ndarë. 
10. Fëmijët dhe të rinjtë e gjymtuar kanë të drejtën e ndihmës dhe përkrahjes së veçantë, si dhe të pjesëmarrjes aktive në jetën shoqërore. 

Pse janë të rëndësishme të drejtat e fëmijëve? 
Jo rrallë lind pyetja se për ç'arsye është e nevojshme marrëveshja mbi të drejta të veçanta për fëmijët, si të drejta shtesë të atyre të njeriut, kur dihet se kërkesa për ndihmë dhe përkrahje të veçantë për nënën dhe fëmijën është theksuar qartë qysh në Deklaratën e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut të vitit 1948. Përveç kësaj, edhe fëmijët janë njerëz, pra të gjitha të drejtat e njeriut vlejnë edhe për fëmijët.Fatkeqësisht, përvoja ka treguar se janë fëmijët ata, të cilët u janë nënshtruar situatave dhe fateve të vështira. 
Për të shpjeguar gjendjen akoma katastrofike të fëmijëve, mjaftojnë ideja se në luftra të ndryshme përgjatë viteve të fundit janë vrarë qindria apo mijëra fëmijë, dhe mijëra dhe qindra të tjerë vuajnë pasojat e këtyre luftrave. 

Po t'i shtohet kësaj edhe fakti se shumë fëmijë janë të prekur nga uria, mungesa e kujdesit mjekësor, shfrytëzimi seksual, puna etj., bëhet e qartë domosdoshmëria e një trajtimi më të detajuar të nevojave specifike të fëmijëve dhe të të rinjve, dhe përmbledhjes së tyre në një dokument të veçantë - shtesë të "Deklaratës së Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut" , dhe kjo jo vetëm ngaqë fëmijët, jo rrallë janë të detyruar t'u nënshtrohen të rriturve. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.