Spanjë, bankat në krizë. Priten ndihma financiare

Postuar në 09 Qershor, 2012 06:42

 

Zyrtarët evropianë thonë se Spanja mund të kërkojë miliarda dollarë ndihma nga vendet e tjera për të shpëtuar bankat e saj në vështirësi.

Spanja nuk ka bërë kërkesë për ndihmë, por disa zyrtarë evropianë thanë sot se presin që Madriti ta paraqesë kërkesën nesër pas tele-konferencave të zyrtarëve të lartë evropianë.  Në se kjo ndodh, Spanja do të bëhej vendi i katërt i 17 vendeve të Eurozonës që ka nevojë për ndihma ndërkombëtare, pas Greqisë, Irlandës dhe Portugalisë.

Sasia e ndihmave për të shpëtuar bankat spanjolle nuk është e qartë, por disa analistë parashikojnë që ajo mund të arrijë në 100 miliardë dollarë.  Albanian Screen  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.