Societe Generale: Kostoja e Grexit, 360 miliardë euro

Postuar në 02 Qershor, 2012 03:39

Alarmi rreth mundësisë së kthimit të Greqisë në një "Lehman Brothers” të Evropës dhe frika e "shterimit të burimeve zyrtare të financimit ", duket qartë në raportin e bankës Societe Generale. Në raportin e bankës, të nënshkruar nga 13 ekonomistë thuhet se "Grexit" do të krijonte rreziqe të pakontrollueshme. 

Societe Generale vlerëson kostot e mundshme të daljes së Greqisë nga euro (Grexit), të cilat sipas bankës arrijnë në 360 miliardë euro ose 3.8% e PBB-së në eurozonë. Banka thotë gjithashtu se dalja e Greqisë mund të çojë në "shterimin e burimeve zyrtare të financimit", që do të shkaktonte një efekt “domino” në Spanjë dhe Itali, duke krijuar dyshime në tregjet për të ardhmen e eurozonës. Ndikimi në tregjet evropiane do të jetë shkatërrues, sepse ato mund të dëmtohen deri në 50%. 

FMN ka vlerësimin e saj për koston e daljes së Greqisë nga euro. Sipas një raporti tëWashington Post, FMN vlerëson se nëse SYRIZA formon një qeveri, tregjet duhet të përgatiten për skenarët më të këqinj. Edhe nëse arrihet një bashkëqeverisje DRe-PASOK, përsëri do të ketë vonesa dhe pasoja të pakëndshme. 

Sipas të njëjtit publikim, administrata Obama po ndjek me shqetësim situatën, nga frika se Grexit mund të shkaktojë një valë e trazirash në të gjithë Evropën ose edhe globalisht. Shqetësimi fokusohet në faktin se në qoftë se Greqia nuk përmbush angazhimet e saj, investitorët do të humbasin besimin dhe vende të tilla si Spanja dhe Italia, do të ndjekin një rrugë të ngjashme. 

Pavarësisht nga rreziku gjithnjë në rritje i daljes së Greqisë nga Eurozona, agjenciaMoody's beson se ky nuk është skenari që e konsideron "qendror”, ose që “ka shumë të ngjarë", edhe pse pas zgjedhjeve më 17 qershor "ka gjasa" që rreziku "të rritet më tej".

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.