"Shpëtuam pensionet, pensionistët e rinj s'do merrnin asnjë qindarkë.

Kryeministri Rama e ka konsideruar sot si një hap shumë të madh, shpëtimin e skemës së sigurimeve shoqërore, që ishte në prag të falimentimit dhe brenda pak vitesh do linte pa asnjë qindarkë, pensionistët e ardhshëm.
Këtë “shpëtim” ai e konsideroi se u bë i mundur falë të qënit të hapur me Bankën Botërore, duke ia prezantuar rrezikun e falimentimit, pra, pa e fshehur atë aspak.
“Më lejoni t’ju them se për ne, në mënyrë të pameritueshme ,por për ne të mjatueshme, ka kaluar reforma më e rëndësishme e shumë viteve, ajo e pensioneve; ne patëm kurajon që ta shohim në sy BB-në dhe të mos e çonim në kolaps atë skemë, atë.
Duke angazhuar ekspertë tanët dhe ata që na vuri në dispozicion Banka Botërore, arritëm të bënim një draft për të shpëtuar ata mijëra njerëz që mund të ngelnin pa asnjë qindarkë kur sapo kishte nisur falimentimi i skemës së sigurimeve,”-theksoi ai.
Add new comment