Shoqërohet për grabitjen e Fushë Krujës...dhe kapet "mat" për 1 tjetër.

Postuar në 13 Qershor, 2014 03:36

Policia e Durrësit ka zbardhur detaje të reja lidhur me grabitjen e pikës së skrapit në Mamurras më datë 12 Qershor. Policia shoqëroi në komisariat 6 persona, njëri prej të cilëve rezultoi të ishte autor i grabitjes së një tjetër pike skrapi në Laç të ndodhur më datë 16 Maj 2014.

I arrestuari është 39-vjeçari Dritan Pula, i cili grabiti së bashku me një person tjetër pikën e skrapit në Laç rreth 1 muaj më parë. Nga grabitja e atëhershme mbeti i plagosur roja i kësaj pike, Gëzim Mehmeti 55 vjeç, i cili ende është i shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia e Durrësit njoftoi policinë e qarkut të Lezhës dhe prokuroria e këtij rrethi lëshoi urdhër arresti për autorin Dritan Pula. Ndërkohë, përsa i përket grabitjes së djeshme në pikën e skrapit ‘Shijak SHPK’, uniformat blu kanë identifikuar dhe kanë shpallur në kërkim 4 autorët, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për arsye hetimi.

Dje në pikën e skrapit në Mamurras u grabitën 700 mijë Lekë. Katër grabitësit u larguan me një mjet BMW i cili ui gjet i braktisur dhe i djegur disa orë pas ngjarjes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.