Shkodër, humb jetën në aksident 24-vjeçari udhëtonte me motor.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës rreth mesditës së sotme në rrugën tek zona e “Sahatit”, pranë sheshit “Demokracia”.
24-vjeçari, Emiljan Babaj i cili po udhëtonte me një motor nga lagjja Rus në drejtim të qendrës së qytetit, si pasojë e shpejtësisë ka humbur kontrollin duke u zvarritur disa metra së bashku me mjetin, e duke u përplasur me bordurën ndarëse të rrugës.
Kjo i ka shkaktuar fraktura të rënda në trup dhe kokë, duke bërë që 24-vjeçari të gjente vdekjen e menjëhershme në këtë aksident.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ekspertiza e policisë dhe autoambulanca, por çdo gjë ka qenë e kotë pasi i riu kishte ndërruar jetë.
Menjëherë kanë nisur hetimet e policisë për të zbardhur të plota shkaqet e këtij aksidenti fatal për të riun.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Shkodrës dhe si pasojë e dëmtimeve të shumta në kokë, fillimisht ka qenë i vështirë identifikimi i tij.
Add new comment