Shkodër, 2 të plagosur me armë dyshohet kanë qëlluar njëri-tjetrin.

Postuar në 28 Maj, 2014 12:07

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditën e sotme në Shkodër ku dy perona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri, njëri prej tyre në gjendje kritike për jetën. Sipas policisë bëhet fjalë për shtetasit Kiras Lekë Peraj, 31 vjeç dhe Alban Bandulla, 37 vjeç.

Mësohet se gjendja shëndetësore e Peraj është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Bandulla ndodhet në sallën e operacionit në spitalin rajonal të Shkodrës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Po sipas policisë dyshohet se dy shtetasit kanë mbetur të plagosur pasi kanë qëlluar ndaj njëri-tjetrit, por po hetohet për motivet e këtij akti. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.