Sherr deputetësh, Strazimiri përplasje fizike me Prengën.

Debatet e forta politike mes palëve kundërshtate në Parlamentin e Shqipërisë duket se nuk mjaftojnë, dhe tashmë i kanë lënë vendin grushteve. Deputeti demokrat Gent Strazimiri dhe ai socialist Aramdno Prenga janë konlfikutuar me njëri-tjetrin në ambjentet e koridorit të Kryesisë së Kuvendit ku zhvilloheshin komisionet parlamentare.
Gjithcka mësohet se ka nisur në Komisionin e Ligjeve, kur deputeti Strazimiri ironizoi kontrollin që deputetët socialistë po kryejnë në Shërbimin Informativ Shtetëror, duke iu drejtua minsitrit Naço me pyetjen: “Përse Xhemal Qefalia dhe Pirro Lutaj nuk shkojnë në KLD për të inspektuar siç kanë bërë në SHISH?”. Kjo ka ngjallur debat, ndërsa jashtë ambjenteve të Komisionit të Ligjeve, Qefalia i ka kërkuar Strazimirt të mos e përmend më emrin e tij.
Add new comment