Serbi, rritet dhuna ndaj homoseksualëve

Postuar në 20 Maj, 2012 04:24

Organizata për të drejtat e njeriut dhe kundër homofobisë në Serbi pohojnë se në 2011 u rritën me 30 përqind rastet e dhunës kundër homoseksualëve. 

Në raportin e publikuar në Beograd thuhet se rastet e dhunës janë rritur ndjeshëm, madje në dy raste kanë patur edhe pasoja fatale për viktimat e tyre. Autorët e sulmeve janë kryesisht persona aktivë të së djathtës ekstreme, të njëjtë që në vitin 2010 u përleshën ashpër me policinë gjatë paradës së homoseksualëve.

Këto përleshje pasuan me anulimin e paradës së përvitshme në vitet 2011 dhe 2012.

Serbia është ndër vendet me komunitetin më të madh të homoseksualëve në Europë e për mbrojtjen dhe liritë e tyre ekziston edhe një kuadër ligjor, por, ashtu sic vëren edhe raporti që publikuan shoqatat e homoseksualëve, ligjet hasin në vështirësi për t’u zbatuar në terren. 

 

top-channel.tv 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.