Sarandë, grabitet dhe dhunohet çifti i bashkëshortëve nga 4 persona.

Postuar në 31 Maj, 2014 03:46

Një çift bashkëshortësh është grabitur dhe dhunuar nga 4 persona të maskuar. Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit Kujtim dhe Dallëndyshe Ruçi mesditën e djeshme, ndërsa është bërë e ditur vetëm sot nga ana e policisë.

Mësohet se çifti i dhunuar është shtruar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm pas plagëve të marra nga 4 grabitësit.

Policia e Sarandës ka nisur hetimet për identifikim e autorëve, menjëherë pasi është vënë në dijeni të ngjarjes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.