Rritet tensioni mes Ankarasë dhe Damaskut

Postuar në 23 Qershor, 2012 06:20

Tensionet mes Ankarasë dhe Damaskut duket se po arrijnë kulmin. Presidenti turk Abdullah Gyl tha se avioni luftarak turk F-4- që u godit nga forcat siriane mund të ketë shkelur hapsirën ajrore të Sirisë. 

Duke folur për agjensinë e lajmeve "Anatolia", Gyl e cilësoi një rutinë të avioneve ushtarakë të tejkalojnë kufijtë kombetare. "Nuk eshte dicka qellim-keqe tha ai- por ndodh si pasojë e shpejtësisë së tyre".  

Damasku pranoi se ka rrezuar avionin duke u mbeshtetur tek ligjet qe zbatohen për të tilla situata. Nje zedhenes i ushtrise siriane-mbremjen e se premtes- shpjegoi se avioni turk u vu ne shenjester dhe u godit menjehere, pasi shkeli hapsiren ajrore te vendit.

Ai ra ne ujerat territoriale te sirise, rreth 10 km nga brigjet e provinces se Latakias.  Një zedhenes i qeverise shtoi se radaret siriane e zbuluan avionin rreth ores 11.40 me oren lokale. "Ishte nje objektiv i paidentifikuar, i cili kishte hyre ne hapsiren ajrore siriane me shpejtesi te madhe, qe fluturonte ulet. U dha urdhri; te goditet.  Anijet siriane dhe turke jane vene ne kërkim të dy piloteve. Për Abdullah Gyl, incidenti nuk duhet të injorohet. Ai përseriti deklaratën e kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdoan, pas mbledhjes urgjente te qeverise se "do të behet gjithcka është e nevojshme?". 

Fill pas mberriti nga Brazili, kryeministri turk mblodhi shefin e shtabit te ushtrise, gjeneralin Nexhed Ozel, ministrin e Mbrojtjes Ismet Ilmaz, ministrin e Jashtem Ahmet Davutollu dhe kreun e sherbimeve sekrete Hakan Fidan. Ne fund te mbledhjes Erdoan pergenjeshtroi lajmet e mediave turke, sipas te cilave Siria kishte pranuar rrezimin e avionit. Por disa ore me vone erdhi dhe konfirmimi nga Damasku. 

 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.