Rritet prezenca e produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare

Produktet "Made in Albania" kanë rritur praninë e tyre në tregjet ndërkombëtare. Mineralet, energjia, karburantet dhe produktet bujqësore zënë pjesën kryesore të ekporteve për vitin 2012. Zëvendës ministri i Financave Alfred Rrushaj vlerëson rritjen e ekporteve dhe gamën e produkteve, që vendi ynë shet në tregjet e huaja.
Eksportet gjatë vitit 2011 u rritën me 23 për qind, krahasaur me vitin paraardhës. Ndërkaq bilanci tregtar rezulton pozitiv në kahun e eksporteve edhe për maujin prill. Sipas INSTAT në prill u eksportuan 18,036 milardë lekë mallra, me rritje 7.9 përqind në krahasim me muajin mars dhe rritje me 27.1 përqind në krahasim me prill 2011.
Një peshë të rëdësishme zënë eksportet e mallrave fason dhe produkteve bujqësore.
Albanian Screen
Add new comment