Rriten kreditë e këqija, vështirësi për bankat dhe biznesin

Postuar në 16 Qershor, 2012 11:53

Niveli i kredive që nuk u kthehen bankave, në muajin Maj arriti në 20.4 për qind të totalit të kredive. Kjo rritje shihet me shqetësim nga ekspertët e ekonomisë, pasi do të vërë në vështirësi biznesin dhe vetë bankat. Zef Preci argumenton se rritja e kredive të keqija ka ardhur si rezultat i keqmenazhimit të fondeve nga biznesi dhe konsumatorët, si edhe përzgjedhja e keqe që u kanë bërë bankat klientëve.

"Në situatën e krijuar ku zyrtarisht më shumë se 1 në 5 leksh hidhet në formën e kredive bankare, konsiderohet i rrezikuar, është një tregues që në vlerësimin tim duhet të konsiderohet si moment i rëndësishëm për të rivlerësuar marrëdhëniet e bankave me klientët e tyre", tha Zef Preçi, ekspert i ekonomisë.

Viti 2011 u mbyll me një nivel të kredive me probleme në masën 18.5 për qind dhe ato erdhën duke u rritur në cdo muaj gjatë këtij viti. Preçi tregon ndikimin që ka kjo rritje në sistemin bankar.

"Nga njëra anë i detyrojmë bankat që të rrisin provizionet, pra pjesën e fitimeve të tyre të destinuara për të mbuluar kreditë në risk, po ka dhe anën tjetër që ushtrohet presion mbi bankat për të konsideruar si të ristrukturuara apo të mjaftueshme me shpresa arkëtimi, të një numri kredish që mund të mos jenë të tilla. Ky nivel zyrtar i raportuar mund të jetë më i lartë. Nëse përqindja e caktuar e kredive pa shpresë arkëtimi, apo të rrezikuara është e pranueshme kur vjen në këto nivele meriton politika adekuate, komunikim transparent me publikun", thotë Preçi.

Bankat  janë vënë në vështirësi, pasi shpesh ato hasin probleme edhe në ekzekutimin e kolateralit që klientët kanë lënë peng për të marrë kredi. Por nga ana tjetër, Preci rekomandon që bankat e nivelit të dytë nuk duhet të jenë agresive me normat e larta të interest për kreditë, pasi kjo do të rrisë më tej nivelin e kredive të këqija.  

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.