Regjistrimi i numrave celularë AKEP:Objektivat janë përmbushur.

Postuar në 26 Maj, 2014 11:21

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare njofton se në përfundim të afatit të procesit te regjistrimit individual të çdo pajtimtari të shërbimit celular objektivat kryesore të këtij procesi janë përmbushur.
 
Përfundimi i AKEP mbështetet në informacionet e marra nga operatorët celularë, si dhe  verifikimet e kryera nga inspektorët e AKEP në terren.
 
Kështu është vërejtur se numri i të regjistruarve për këtë periudhë ka shkuar deri në 10% të pajtimtarëve të sipërmarrësve duke regjistruar deri në qindra brenda një dite.  
 
AKEP duke vlerësuar përpjekjet e të gjithë pjesëmarrësve në këtë proces kërkon edhe njëherë që ky standard i arritur të ruhet në vazhdimësi për të garantuar zbatimin e ligjit për këtë qëllim.
 
AKEP  gjithashtu njofton se mbështetur në ndryshimet e pritshme në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë dhe konkretisht lidhur me tregtimin e paautorizuar të produkteve si kartat telefonike SIM, ajo kërkon respektimin e këtyre detyrimeve vendosjen e një marrëdhënie korrekte dhe të vazhdueshme me të gjithë distributorët.
 
AKEP do të vazhdojë të ndjekë ecurinë e këtij procesi pavarësisht nga sa është arritur deri tani. Çdo problem që mund të konstatohet në vijim lidhur me zbatueshmërinë e këtij detyrimi do të konsiderohet si shkelje e ligjshmërisë.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.