Reformat në Ushtri, Kodheli:Nuk i merren kompetencat Presidentit.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka raportuar në Komisionin e Ligjeve për 3 projektligjet e mbrojtjes.
Lidhur me projektligjin për “Autoritetet dhe Pushtetet e Drejtimit e të Komandimit te Forcave te Armatosura” Kodheli është shprehur se “Nuk do t’i merren kompetenca presidentit, në asnjë rast. Ai do të ketë kompetencat që parashikon Kushtetuta.”
“Ky projektligj vjen në përputhje me programin e qeverisë të kësaj mazhorance si dhe direktivën e mbrojtjes për vitin 2014 e cila përcakton ëndërr të tjera reformën në fushën e legjislacionit si një ndër prioritetet e saj kryesore.”- tha Kodheli duke sqaruar se “Projektligji ka si synim të vendos FA në raporte më të drejta dhe fleksibël me partneret ndërkombëtar, është në harmoni të plotë me atë të vendeve të zhvilluara demokratike anëtare në NATO.”
Në rendin e ditës të Komisionit të Ligjeve është diskutuar edhe projektligji për karrierën ushtarake te Forcat e Armatosura. “Brenda FA të ketë raport të drejtë të atyre që janë të përkohshëm dhe atyre në rezervë.”- tha Kodheli.
Pika e fundit, por jo për nga rëndësia, e rendit të ditës në Komisionin e Ligjeve ka qenë projektligji për AIM, Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes.
“Projektligji ka si synim të risanksionojë dhe institucionalizojë një strukture informative e cila do veprojë brenda ligjit dhe zbatimin e tij në mbështetje të plotë dhe qartazi për FA e struktura të tjera të mbrojtjes dhe sigurisë së mbrojtjes”- tha Kodheli duke shtuar se
“Përmirësohet cilësia dhe transformim i bazës ligjore mbi të cilën operon Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes.
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka theksuar se nuk do të ketë asgjë jashtë misionit të FA
Add new comment