Qeveria e re greke, Samaras marrëveshje me Pasok

Bisedimet për krijimin e qeverisë në Greqi, kanë hyrë në ditën e dytë, teksa presioni nga fuqitë botërore e tregjet financiarë sa vjen e shtohet. Demokracia e Re, partia më e madhe nga zgjedhjet e së dielës, thotë se ka arritur një marrëveshje me socialistët e Pasok.
Megjithatë, të dyja partitë kërkojnë më shumë partnerë në mënyrë që koalicioni qeverisës të jetë sa më i fortë. Prioriteti i tij i parë do të marrëveshja mbi paketën e shpëtimit e arritur me FMN-në e BE-së, të cilën të gjitha partita në një mënyrë apo tjetër, kërkojnë që ta rinegociojnë.
Konservatorët e Demokracisë së Re thanë se të hënën se kishin arritur marrëveshjen me socialistët, pasi lideri Antonis Samaras kishte pasur disa takime e kishte bërë thirrje për formimin e një qeverie të qeverie kombëtare. Një zyrtar i partisë i tha agjencisë së lajmeve, Reuters se lajmi për krijimin e qeverisë pritet shpejt.
"Ne do të bëjmë një marrëveshje, do të krijojmë një qeveri. Pasok do të marrë pjesë më shumë se simbolikisht, do të jenë aktivë",-tha ai.
Albanian Screen
Add new comment