P/ligj për klasifikimin e konsumit të energjisë, masat që merren

Komisioni i Ekonomisë shqyrton sot p/ligjin për informacionin e konsumit të energjisë dhe burimeve të tjera të produkteve me ndikim në energji. Sipas këtij projektligji të gjitha produktet që kanë ndikim në konsumin e energjisë, kryesisht elektroshtëpiaket dhe makineritë, do të kenë një skedë shoqëruese, në të cilën jepen të dhëna për këtë produkt.
Në këtë mënyrë klienti që do të përdorë mallin është i informuar se me çfarë klasi energjie punon pajisja që ka blerë. Klasifikimi i kursimit të energjisë do të jetë nga shkronja A në G, dhe numri i klasave të kursimit do të jetë shtatë. Këto shkronja do të jenë të shoqëruara me shtatë ngjyra përkatëse.
Do të jetë furnizuesi ai që do të plotësojë dokumentacionin teknik të nevojshëm, për të shoqëruar produktin, para se tia japë tregtarit për ta shitur. Në p/ ligj përcaktohen gjithashtu edhe masat ndëshkuese në rastekundravajtjesh. Gjoba më e lartë është ajo sa 30-fish i vlerës së produktit në rastin kur falsifikohen etiketat, në rast se furnizuesi nuk siguron etiketat falas, siç e parashikon ligji. Diskutimet nisin sot në komisionin e veprimtarisë prodhuese.
Albanian Screen
Add new comment