Parku Kombëtar, protestë e ambientalistëve

Postuar në 22 Qershor, 2012 05:49

 

Një grup ambientalistësh protestuan të premten ndaj punimeve që po kryen për zgjerimin e një segmenti të rrugës së Elbasanit pranë parkut të Liqenit Artificial të Tiranës. 

Ambjentalistët kërkojnë që punimet të ndërpriten, për shkak se ato nuk janë miratuar në Këshillin Bashkiak të Tiranës ndërsa vendimi për të prerë pemët shumëvjeçare të parkut si dhe shkatërrimi i murit rrethues të vendosur një dekadë më parë, rrezikon të dëmtojë të vetmen pjesë të gjelbër që i ka mbetur kryeqytetit shqiptar.

Protesta u zhvillua pranë vendit ku ka filluar puna për zgjerimin e rrugës.

Shumica dërrmuese e zonave të gjelbra të Tiranës janë shkatërruar gjatë dy dekadave të fundit dhe janë zënë me pallate me ose pa leje, duke e lënë zonën pranë Liqenit Artificial, të vetmen zonë të gjelbër në kryeqytet.

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.