Paraplegjikët pa kompensim

Postuar në 18 Qershor, 2012 13:57

Që prej dy muajsh, kur u miratua ligji i ri per statusin e te verberve, 10 300 persona te verber nuk jane kompensuar nga qeveria për faturat e energjisë elektrike, faturat e Albtelekomit apo transportit. 

Shkelqim Disha eshte nje i verber i kategorise se pare. Ai është baba i dy djemve 18 dhe 15 vjec, qe nuk punojne. Po keshtu edhe bashkeshortja e tij eshte e papune. Kjo familje prej kater vetesh jeton ne dy dhoma te nje banesa ish-shtetërore, orenditë e të cilës ia kanë dhënë të afërmit.

Ndonese fatura e energjise nuk i mberrin ne banese atij i kerkohet te paguaje 8 mije leke ne muaj per energjine elektrike.

"Nuk i paguaj dot, me të ardhura 212 mijë lekë të vjetra. Gruaja ime është e papunë dhe kujdeset për mua", thotë Shkëlqimi. 

Bashkeshortja e Shkelqimit tregon se mezi perballonin faturat, kur deri para dy muajve kompensohej nga qeveria 80 % e saj.

"Kishim shumë vështirësi për të paguar energjinë kur na kompensohej e jo më tani. Unë nuk mund të punoj sepse kujdesem për bashkëshortin dhe dy djemtë e mi", thotë bashkëshortja e Shkëlqimit. 

Ne skemen e perfimit qe zbatohej deri para dy muave ishin perfshire nje numer i konsiderueshem personash, qe perfitonin ne menyre abuzive, emrat e te cileve nuk ishin ne listat qe dispononte Shoqata e te Verberve.

"Abuzuesin ta gjejë shteti, nuk kemi mundësinë ne që të gjejmë atë që abuzon me ne.Ne kërkojmë ndihmesën e shtetit, kërkojmë përkrahjen e shtetit sepse këto janë të papërballueshme dhe kjo gjobë po vjen cdo ditë e në ngritje, sepse nëse unë nuk e përballoj një muaj, bëhen dy, tre, pesë. Ne po dalim në protesta vazhdimisht, kemi çuar shkresa, letra kudo nëpër institucione dhe përsëri po bien në vesh të shurdhër, thotë Shkëlqimi.

Ligji i ri i miratuar ne parlament pretendohet se do te pastroje skemen nga abuzuesit, por nuk u heq te drejten e kompensimit personave te verber. Ne te saktesohet se masa e kompensimit duhet te percaktohet me vendim qeverie. Por qe prej dy muajve ende nuk eshte marre ndonje vendim qe percakton se sa do te kompensohen te verberit, para dhe tetraplegjiket duke detyruara te paguajne fatura te plota.
top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.