Parada gay, Sequi: BE dënon diskriminimin e politikanëve

Vetëm një ditë para aktivitetit që pritet të mbahet nesër në Tiranë, në Ditën Botërore Kundër Homofobisë kreu i prezencës së Bashkimit Europian në vendin tonë Ettore Sequi ka shprehur qëndrimin e tij në mbrojtje të respektimit të të drejtave themelore të njeriut.
“Do të doja të rikujtoj se qëndrimi im lidhur me çështjen e të drejtave të lesbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe personave transeksualë (LGBT) mbetet i palëkundshëm dhe po ai që kam shpehur me të gjithë Ambasadorët e Bashkimit Evropian në Shqipëri në një deklaratë të mëparshme më 27 mars.”,- shprehet Sequi.
Qëndrimi i ambasadorit të BE-së vjen si reagim ndaj deklaratave të Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit dhe zëvëndësministër i Mbrojtjes, Ekrem Spahia, i cili manifestimet e 17 majit i ka cilësuar si të dëmshme për moralin e shoqërisë sonë. “Me atë rast, ne dënuam me forcë çdo retorikë diskriminuese të përdorur nga politikanë kundrejt komunitetit LGBT. Më lejoni të theksoj se Bashkimi Evropian, anëtare e të cilit Shqipëria aspiron të bëhet, bazohet në vlerat themelore të respektimit, mbrojtjes dhe promovimit të të gjitha të drejtave njerëzore dhe në luftën kundër çdo lloj diskriminimi”,- thekson Sequi.
Duke sjellë në vëmëndje se Shqipëria është angazhuar në përmbushjen e 12 prioriteteve kyçe të Opinionit të Komisionit Evropian dhe lufta kundër diskriminimit është një prioritet shumë i rëndësishëm, Sequi shpreh solidaritetin me Ambasadorin hollandez në Shqipëri, Van Den Dool në rolin e tij aktiv për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ambasadori Sequi ka përshëndetur gjithashtu edhe komentet e bëra nga kryeministri Berisha, në deklaratën për shtyp të bërë pas takimit të zhvilluar sot me Ministrin danez për Çështjet Evropiane, ku u distancua nga deklaratat e Ekrem Spahisë për komunitetin LGBT dhe ambasadorin danez Van Den Dool.
Ballkanweb.com
Add new comment