Papa Francesku në Shqipëri në kuadër të Ditës Botërore të Paqes.

Papa Francesku pritet të vizitojë Shqipërinë në datën 21 shtator. I pari që ka dhënë njoftimin ka qenë demokristiani Nard Ndoka në një postim në facebook. Ndërkohë që për Shqiptarja.com, ambasada e Vatikanit në Shqipëri thekson se ende nuk ka një konfirmim zyrtar prej Vatikanit dhe se vetëm në ditët në vijim do të përcaktohet dhe axhenda e atit të shenjtë.
Gjithsesi burimet kanë bërë të ditur se vizita e Papës, nëse do të realizohet, do të jetë në kuadër të ditës botërore e Paqes. Pikërisht më 21 shtator të vitit 1954 është farkëtuar këmbana e Paqes e farkëtuar nga fëmijët e 60 shteteve të botës dhe nëpërmjet Kombeve të Bashkuara iu dhurua Japonisë. Ndërkohë që jepen mesazhe në mbështetje të paqes dhe marrëdhënieve të mira mes popujve dhe paqes mes njerëzve.
Duket se Shqipëria do të jetë ndalesa e Papës së shenjtë. Nëse kjo do të realizohet Shqipëria do të kthehet sërish në qendër të vëmendjes së botës. Në Shqipëri Papa Gjon Pali II ka vizituar Shqipërinë, ndërsa pak ditë më parë krerët e Kishës Ortodokse morën pjesë në ceremoninë e shenjtërimit të Kishës “Ngjallja e Krishtit”.
Add new comment