Obama: Kriza ekonomike evropiane, plotësisht e zgjidhshme

Postuar në 20 Qershor, 2012 03:36

Presidenti Barak Obama u shpreh i bindur se udhëheqësit evropianë mund të zgjidhin problemet ekonomike të kontinentit, duke shtuar se ato nuk janë vende jofunksionale apo joproduktive. 

Duke folur para gazetarëve, pas takimit të G20-ës në Los Cabos të Meksikës, zoti Obama tha se të gjitha problemet e Evropës janë plotësisht të zgjidhshme. Ai e përshkroi krizën ekonomike si një kombinim të ndërlikuar të borxhit publik dhe të problemeve të sektorit privat. 

Por ai tha se, udhëheqësit evropianë e kuptojnë urgjencën për të ndërmarrë veprime të rëndësishme dhe për të krijuar një cikël pozitiv në tregje. Presidenti i SHBA tha se kjo do të thyejë atë që ai quan "ethet" e pasigurisë në mes të popullsisë evropiane. Presidenti Obama tha se Evropa do të zgjidhë problemet e veta, dhe se zgjidhja nuk do të vijë nga Shtetet e Bashkuara apo vende të tjera. 

Udhëheqësit e G20-ës pranojnë në deklaratën e tyre përfundimtare se ekonomia globale është e ndjeshme dhe se është duke pasur një ndikim negativ në jetën dhe punën e njerëzve të zakonshëm. 

Ata ranë dakord të punojnë së bashku për të zgjidhur tensionet e tregut financiar duke shtuar mundësitë për njerëzit e vendeve në zhvillim. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.