Obama: Ekonomia jonë s’po rritet sa duhet

Postuar në 16 Qershor, 2012 11:39

Ekonomia amerikane është kthyer tek rritja pas krizës më të keqe ekonomike që nga koha e Depresionit të Madh, por nuk po rritet mjaftueshëm. 

Kështu ka deklaruar presidenti amerikan Barack Obama në fjalimin e përjavshëm, ku ka vënë në dukje edhe ngadalësinë e krijimit të vendeve të punës. 

Obama ka nënvizuar se ekonomia amerikane po ecën në drejtim të kundërt të erës, duke iu referuar përballjes me rritjen e çmimit të karburanteve dhe krizën ekonomike në Evropë. 

Më herët gjatë muajit Obama e drejtoi gishtin pikërisht tek kontinenti i vjetër, kur deklaroi se liderët evropianë duhet të marrin vendime të vështira për të nxjerrë eurozonën nga kriza. 

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, zoti Obama tha se Amerika do ta mbështesë Evropën në implementimin e zgjidhjeve të vështira që duhen për t’i dhënë fund krizës së gjatë të borxheve. 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara vlerësoi se një reçesion i ri dhe i thellë në Evropë do të kishte një impakt të fortë tek ekonomia amerikane, që vlerësohet të jetë ende e brishtë. 

“E ardhmja e Greqisë në eurozonë është një çështje që u takon grekëve, por ata do të përballen me vuajtje të tjera nëse vendosin të heqin dorë nga euroja”, u shpreh më tej Obama. 

Ndër të tjera, ai përsëriti thirrjen drejtuar Kongresit amerikan që të kalojë pjesën e mbetur të planit të tij të punës, në mënyrë që të përforcojë ekonominë amerikane kundrejt tronditjeve që mund të vijnë nga Evropa. 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.